Dafina Zeqiri provon veten
edhe në fushën e modës

Dafina Zeqiri provon veten <br />edhe në fushën e modës
Këngëtarja e njohur me origjinë kosovare Dafina Zeqiri së fundmi përveç muzikës ka vendosur të merret edhe me modë.

 

Këngëtarja e pëlqyer nga publiku për muzikën e saj ka thënë se modelimin e ka pasur pasion prej kohësh.

Dafina është një nga këngëtaret e cila në performancat e saj befason me stilin e veçantë.

 

Zeqiri ka vendosur të ndihmojë stilisten e saj personale dhe njëkohësisht miken e saj, Lia Stublla në koleksionin e saj më të ri, i cili do të shfaqet së shpejti.



Aty duket se Dafina ka dhënë mjaft nga idetë e saj krijuese. Muajin e ardhshëm pritet të shfaqet ky koleksion, i cili do të shpalosë dhe një anë tjetër të veçantë të këngëtares bukuroshe Dafina Zeqiri.

(b.t/shqiptarja.com)

2/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve