Dafina Zeqiri sjell për
fansat “Time Out”

Dafina Zeqiri sjell për<br />fansat “Time Out”
Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri ka publikuar klipin e këngës “Time Out” , e cila ka dalë pak më parë për publikun.

Më parë ajo është shprehur e paduruar në lidhje me klipin e ri dhe ka bërë të ditur se klipi është xhiruar në Amerikë.



"Duke shikuar videoklipin tim të ri “Time Out” që u xhirua nga Max Production. Nuk më pritet që të gjithë ju të shihni atë që po shoh tani”, -është shprehur këngëtarja për klipin e saj më të fundit në rrjetet sociale.

Ashtu si edhe kënga më parë, duket se edhe klipi është pritur mjaft mirë nga fansat.



Pas publikimit ditën e djeshme videoja ka arritur mbi 46 mijë klikime.

Gjithashtu edhe komentet kanë qenë të shumta, ku përveç atyre që e pëlqejnë ka edhe nga ata që thonë se Dafina kopjon këngëtaret e huaja.

Pavarsisht këtyre ajo mbetet një nga këngëtaret me stilin më të veçantë dhe një nga më të suksesshmet në tregun muzikor.



(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

27/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin