Daily Mail ka pasqyruar vizitën e ish-kryeministrit britanik Tony Blair në Shqipëri. Ish-kryeministri britanik është fotografuar disa ditë më parë me kryeministrin shqiptar duke drekuar në Dhërmi, ku Rama po kalon pushimet. Sipas Daily Mail, një muaj më parë Blair dukej i shkatërruar gjatë një konference shtypi në Londër për gabimet e bëra pas vendimit të tij për të pushtuar Irakun.
Daily Mail shkruan se Toni Blair shfaqet shumë ndryshe në Shqipëri. I veshur me këmishë të hapur, size dielli dhe varëse floriri më kryq, ai po shijon pushimet në një vend të Europës Jugore. ‘’Ai dukej sikur e kishte lënë pas traumën nga hetimi Chilcot për luftën në Irak’’, shkruan Daily Mail.
Në shkrimin kushtuar vizitës së Blair në Shqipëri, Daily shkruan se udhëtimi i ish-kryeministrit doli në dritë kur Rama postoi foton e tyre në rrjetet sociale.
Media britanike shkruan se Blair është parë duke arritur në Dhërmi ku Rama po kalon pushimet javën e kaluar me anë të një helikopteri ushtarak.
''Blair ka lidhje të gjata me Shqipërinë, duke qenë i emëruar 3 vjet më parë si këshilltar i kryeministrit Rama, ndërsa bashkëshorja e tij ka vepruar si avokate për qeverinë shqiptare'', shkruan Daily Mail.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com