Daily Mail: Përse Shqipëria duhet
të kryesojë listën e udhëtimeve
Gazetarja e njohur e britanikes “Daily Mail” Diana Preston ka ndërmarrë një udhëtim në disa qytete të Shqipërisë ku argumenton se përse Shqipëria duhet të kryesojë listën e udhëtimeve të çdo turisti. Nuk duhet të jetë, thotë ajo vetëm për festat me shkumë në plazhet e jugut, por edhe për pasurinë e madhe historike dhe kulturore.
Gazetarja e njohur e britanikes “Daily Mail” Diana Preston ka ndërmarrë një udhëtim në disa qytete të Shqipërisë ku argumenton se përse Shqipëria duhet të kryesojë listën e udhëtimeve të çdo turisti. Nuk duhet të jetë, thotë ajo vetëm për festat me shkumë në plazhet e jugut, por edhe për pasurinë e madhe historike dhe kulturore.
“ Shumë turistë zgjedhin Greqinë për të pushuar, por në fakt fqinji i saj Shqipëria është një vend vibrant që ka shumë për të ofruar”, shkruan gazetarja britanike.
Gjirokastra, qyteti me rrugët e gurta ofron pamje piktoreske me shtëpitë karakteristike, si dhe kështjellën e saj. Ndërsa Saranda, me rezidencat buzë detit, festat, baret ofron edhe një sërë mundësish për të bërë sporte ujore.
“Ndërsa dielli po perëndonte, në një rrip të ngushtë deti, silueta e Korfuzit po kthehej në një hije të purpurtë. I thashë vetes se kjo nuk është Greqia, por fqinja e saj, Shqipëria”, shkruan gazetarja.
![udhetim ne shqiperi](http://www.shqiptarja.com/foto/194571.jpg)
Udhëtimi me taksi gjati mëse dy orë ( pasi kisha mbërritur me avion në aeroportin e Prevezës). Dele dhe dhi që kullosin nën ullishte, një skenë përjetshme baritore që i shtoheshin edhe disa bunkerë të vogël, shenjë e regjimit diktarotial të Evner Hoxhës, që ndërtoi rreth 700,000 të tillë.
Sa shumë ka ndryshuar Shqipëria për gati 30 vjet, që nga vdekja e tij?
Mbërrita në Sarandë ku dëgjohej muzik tekno, zëra të lartë festivë që vinin nga një party shkuma, njerëz që bënin lojëra uji dhe të gjitha këto më sugjeruan një pyetje.
Përse të mos vizitoj kështjellën e Ali Pashës, në gjirin e Porto Palermos midis Qeparoit dhe Himarës? Më pas udhëtimi vazhdoi përgjatë rrugëve të qeta, ku gjendeshin me shimicë shitësit e frurtave deri sa mbërrita në Berat. Shtëpitë e stilit otoman, të lyera me gëlqere janë të ndërtuara në atë mënyrë sa i kanë dhënë qytetit emrin e “ një mbi një dritareve” . Edhe kështjella e Bearit ka një sy gjigand, 27 kulla vrojtimi.
![gjirokastra](http://www.shqiptarja.com/foto/194572.jpg)
Në një shpat mali ngjitur gjendet i shkruar me gurë fjala “ NEVER” ( një rregullim i fjalës Enver), si një konfirmim se kohët e keqja që ka kaluar ky vend nuk duhet të kthehen kurrë. Atë natë, në hotel piva një verë merlort, nga një prej kantinave të njohura të qytetit.
Në fakt, kudo ku shijova ushqim, shija ishte e mrekullueshme, veçanërisht molusqet, të njohura si midhje.
Përgjatë rrugës që të çonte në kryeqytet, Tiranë, shitësit ekspozonin pjeshkë dhe pjetër, Duke udhëtuar më shoqëronin shenjat e regjimit komunist që koha ka lënë…
Ndërsa Tirana moderne duket e gjallë dhe optimiste, me rrugë të gjera, ndërtesa të hijshme, qendra biznesi e dyqane për të bërë shopping. Nuk e dija se çfarë më priste në Shqipëri, por jam shumë e gëzuar që e vizitova./Monitor
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
79.1%
-
Lindshmëria
17.3%
-
Vdekshmëria
3.7%
Vota total: 2698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Debati për Biden dhe debati për Berishën
30 Qershor, 22:03
-
Përfundojnë zgjedhjet në Francë/ Marine Le Pen projektohet e para, e majta përparon e dyta! Forca e Macron zbret në të tretin
30 Qershor, 21:55
-
Gabimet në Euro 2024, UEFA përjashton dy arbitra nga turneu i Gjermanisë
30 Qershor, 21:51
-
Pjesëmarrje rekord në Francë, mbi 65% morë pjesë në votime
30 Qershor, 21:43
-
Minuta Zero/ Spanjolli që jeton prej 11 vitesh në Shqipëri: Pretende për europianin, Gjermania! 'La Roja' luan ndryshe nga viti 2010, por më efektivë
30 Qershor, 21:32
-
Deputetët e Kosovës ‘poshtërojnë’ ata të Shqipërisë, fitojnë 5-0 në miqësoren e Prishtinës
30 Qershor, 21:20
-
Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj
30 Qershor, 21:16
-
Minuta Zero/ Prodani: Spalleti duhet të dorëhiqej, nuk dha asnjë ide! Marko: Gjermanët më duken më të motivuarit, anglezët të vakët
30 Qershor, 20:52
-
Kavajë/ Plagoset me armë zjarri një 43 vjeçar, policia në kërkim të dy autorëve
30 Qershor, 20:45
-
Euro 2024/ Përmbysje karakteri në limite dhe 120 minuta, Anglia fiton 2-1 kundër Sllovakisë dhe gjen Zvicrën në çerekfinale
30 Qershor, 20:37
-
Hapet aksi Thumanë-Kashar, Rama: Mund të shohim si do jetë Shqipëria në 2030! Shumë shpejt fillon rruga e Ndroqit dhe zgjerimi i Tiranë-Durrës
30 Qershor, 20:18
-
Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit
30 Qershor, 20:05