Daily Mail: Ja skema e trafikut të 750 shqiptarëve në Angli

E përditshmja britanike Daily Mail i ka kushtuar një shkrim arrestimeve në Shqipëri të 39 personave të përfshirë në trafikun ilegal të emigrantëve drejt Anglisë, Amerikës dhe Kanadasë. Rreth 750 persona shkruan, Daily Mail mundën të futen ilegalisht në Angli pasi paguan anëtarët e këtij grupi kriminal, të cilët janë lënë në arrest me burg nga gjykata shqiptare.

Kjo gazetë përmes një harte ka ilustruar të gjithë intenerarin e ndjekur nga Shqiptarët për të mbërritur në Britaninë e Madhe. "9 në 10 shqiptarë të futur ilegalisht në Angli besohet se kanë përdorur pasaporta italiane, francize dhe spanjolle të falsifikuara prodhuar nga trafikantët e qenieve njerëzore”, shkruan Dailymail.

Duke cituar NCA Angjencinë Kombëtare Kundra Krimit të Organizuar në shkrim theksohet grupet kriminale shqiptare në Angli tashmë kanë një profil të lartë në botën e krimit britanik. Në burgjet britanike vuajnë dënime të ndryshme më së shumti për drogë 726 shtetas shqiptarë. Ky numër është trefishuar pot ë krahasohet me 2013-ën. Kostoja e shpenzimeve për të dënuarit shqiptarë është 53 milion stërlina në vit.

Në shkrim 'Dailymail' citon Kathryn Holloway komisionere e policisë së Bedfordhshire e cila ka deklaruar se “grupet kriminale shqiptare përmes brutalitetit të tyre tashmë janë më të frikshmit në Britaninë e Madhe”.

The Irish Sun: Kryetrafikanti shqiptar me nënshtetësi irlandeze
Sakaq për trafikun e emigrantëve dhe operacionin e arrestimeve të 7 grupeve kriminale të përfshirë në këtë trafik në një tjetër shkrim gazeta The Sun botimi për Irlandën shkruan për një eksponent të krimit shqiptarë. “Truri operacionit më të madh të trafikut të njerëzve në Europë është një shqiptarë me nënshtetësi irlandeze”, thuhet në shkrim.

The Sun ka zbuluar se ky person me origjinë nga Shqipëria jetonte në jug të Dublinit duke marrë ndihma sociale nga shteti. “Oficerët e policisë irlandeze dhe emiggracionit janë vënë në dijeni për arrestimin e tij dhe lidhjet me Irlandën. Ata janë duke hetuar në gjetjen e lidhjeve të tjera të mundëshme kriminale me Irlandën”, shkruan The Sun.

Ardi Veliu numri një i policisë shqiptare gjatë bërjes së bilancit të operacionit për arrestimet e 7 grupeve kriminale deklaroi se në mesin e 39 të arrestuarve ishte edhe Bensik Vuçaj 49-vjeç nga Shkodra rezident në Irlandë. Është pikërisht Vuçaj ai për të cilin shkruan gazeta "The Sun" ditën e sotme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen