TIRANE- Shërbimi Social Shtetëror i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka kallëzuar sot në Prokurorinë e Rrethit të Lezhës, kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Dajç, si dhe ish-përgjegjësin e Seksionit të Ndihmës Ekonomike dhe të Personave me Aftësi të Kufizuar, me motivacionin e shpërdorimit të detyrës. Nga kontrolli i ushtruar nga auditi i Shërbimit Social Shtetëror ka rezultuar se 60 familje në Komunën e Dajçit janë trajtuar me ndihmë ekonomike në kundërshtim me kriteret e përfitimit të saj dhe me mangësi dokumentesh në dosje.
Shkelje të tjera u evidentuan edhe gjatë kontrollit të dosjeve të personave para dhe tetraplegjikë, të verbërve dhe dosjet e kujdestarëve të tyre, ku rezultoi se 21 persona kanë përfituar kompensim energjie në mënyrë të padrejtë. Gjithashtu, u konstatuan 19 raste të pagesës së invalidëve të punës në kundërshtim me kriteret e përfitimit. Sipas vlerësimit paraprak, shkeljet flagrante të gjetura në dokumentacion i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit gjithsej një dëm prej 1.612.100 lekë.Veprimet e mësipërme ngarkojnë me përgjegjësi ish Administratorin e Ndihmës Ekonomike dhe të Aftësisë së Kufizuar të Komunës Dajç, administratorin aktual, Kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Dajç.
Në përfundim të këtij kontrolli, Shërbimi Social Shtetëror ka kërkuar regjistrimin e procedimit penal ndaj të kallëzuarve dhe ushtrimin e ndjekjes penale ndaj personave të tjerë që do të rezultojnë përgjegjës gjatë hetimeve të kryera. Shërbimi Social Shtetëror po vazhdon kontrollet e skemës së Ndihmës Ekonomike dhe Pagesave të Aftësisë së Kufizuar. Ndërkaq, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka hapur faqen online të internetit ëëë.denonco.al, ku çdo qytetar mund të raportojë rastet të shkeljes me skemën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar.
Deri tani, kur janë denoncuar abuzimet vetëm në katër komuna të vendit numri i rasteve abuzive ka shkuar në 942. Rastet e shumta abuzive të zbuluara në Elbasan, Fier, Paskuqa dhe së fundmi në komunën Dajç të rrethit të lezhës janë një dëshmi e dështimit të skemës e cila do të zëvendësohet me skemën e re të dixhitalizuar. Në skemën e re do të ketë dy risi, së pari ndihma ekonimike do të merret vetëm nga gratë, pasi shpesh ndihma ekonomike ka përfunduar në bixhoz dhe alkol nga kryefamiljarët. Po ashtu, risi do të jetë fakti që ndihma ekonomike nuk do të jepet më totalisht më para, por një pjesë e saj do të kompensohet me ushqime. Skema e re do të bëjë të mundur eleminimin e abuzimeve në mënyrë që ndihma të shkojë tek personat në nevojë dhe jo në xhepat e militantëve. Skema e re e dixhitalizuar që do të zbatohet për ndihmën ekonomike dhe pagën për personat me aftësi të kufizuar, do të fillojë aplikohet së pari në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, për tu aplikuar më pas në të gjithë rrethet.
Shkrimi u publikua sot (18.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com