Nëna e dy fëmijëve të ekzekutuar nga bashkëshorti i saj gardist nuk do të mbajë më mbiemrin e të shoqit Dervishi, por atë të vajzërisë Spahia. Është ky vendimi i familjes së Idës, e cila banon në lagjen e njohur si Parku i Autobuzëve në kryeqytet, në katin e parë të këtij pallati parafabrikat.

Pamjet flasin vetë për kushtet ekonomike të familjes Spahia, ku siç na thotë Ferideja jashtë kamerave, fëmijët e Idës do të rriten jetim, siç u rrit Ida pa babain dhe nëse drejtësia nuk dënon vrasësin e vajzës së saj, atëherë ajo do hakmerret.

ida dervishi
 Feride Spahia nëna e Idës

Daja i Idës vrasjen e cilëson një krim të trefishtë, pasi me vdekjen e Idës fëmijët mbeten në rrugë: “Është një vrasje e trefishtë, sepse ka lenë dy fëmijë të vegjel jetim. "Mbesa ime vdiq nga një vendim i padrejtë i tij. Maskara nuk mund t’i thuash, sepse është emër i bukur”.

Familja Spahiu ka hapur dyert e mortit. Admir Dervishi i morri jetën Idës, ndërsa familjarët e së ndjerës shprehen se përgjegjësia bie mbi autoritet shtetërore. Shkak është mosrespektimi i një urdhër mbrojtjeje, sipas së cilit, Admir Dervishi duhej t’i qëndronte larg, ta respektonte dhe mos ta dhunonte bashkëshorten e tij, por ai i morri jetën me armën e shërbimit.

"I bëj thirrje organeve të shtetit, hetuesisë, që nëqoftëse deri dije nuk e kanë mbrojtur këtë vajzë, sot të nxjerrin në pah të vërtetën, realitetin, për hatër të fëmijëve dhe për të gjithë ne", shprehet daja i viktimës.

Si e morrët vesh për humbjen e jetës së Idës?
"Nëpërmjet lajmeve, s’dinim gjë, sherret ishin të përditshme, dhuna e tij ka qenë e pandërprerë. Edhe pse ka shumë vendime nga gjykata, ai ka vazhduar jetën e tij makabre karshi këasj femre". 

Ndërkohë, Admir Dervishi autori krimit këtë të premte u la në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda me akuzën e vrasjes për shkak të mardhënieve familjare.

Seanca ndaj tij u zhvillua me dyer të mbyllura ku mësohet se efektivi i gardës është shprehur se s’kish qëllim të vriste gruan, por ta trembte atë me armë.

daja ides
Arjan Mancaku daja i Ida Spahia

Dervishi paçka se ka pranuar krimin nuk ka shfaqur pendesë para togave të zeza, ndërsa prokuroria i komunikoi atij akuzës për krimin e kryer.

Krimi brenda familjes Dervishi ndodhi mëngjesin e të mërkurës, kur efektivi i gardës qëlloi me 4 plumba nga pistoleta e shërbimit gruan e tij. Krim ky i ndodhur në sy të fëmijëve djalit 6-vjeç e vajzës 10 muajshe.

Ka pasur një pretendim për xhelozi...
"Asgjë, s’është e vërtetë".

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)