Daja: Ka tension, por jemi gati për
të mundur Partizanin e Beogradit

Daja: Ka tension, por jemi gati për<br />të mundur Partizanin e Beogradit<br>
Trajneri Ilir Daja dhe mesfushori Gjergji Muzaka janë shprehur optimist për një rezultat pozitiv ndaj Partizanit të Beogradit, nesër në orën 21:05 në stadiumin “Elbasan Arena”.

“Kundërshtari ka cilësi individuale shumë të mira, por ne kemi eksperiencën e duhur për të përballuar edhe ekipe si Partizani i Beogradit. Do të kërkojmë të jemi pragmatistë dhe të marrim 3 pikët, por që të bëjmë këtë, duhet të komandojmë pjesën më të madhe të lojës dhe të mos i lejojmë kundërshtarët të ndërtojnë raste të rrezikshme” tha trajneri i korçarëve.

Daja theksoi se ka punuar me ekipin edhe në aspektin psikologjik, për t’a përballuar si duhet këtë ndeshje. “Ka një lloj tensioni të jashtëm, por ne kemi gjithë javën që e përgatitim ekipin për ta shmangur këtë dhe për t’u përqendruar te loja. Mbështetjen e publikut duhet ta shpërblejmë vetëm në fushën e lojës, duke fituar takimin, pa menduar për gjëra të tjera që nuk kanë lidhje me sportin”, tha Daja.

Trajneri i korçarëve nuk e fshehu objektivin, teksa pranoi se ekipi do të kërkojë fitoren, për të pretenduar më pas arritjen e vendit të dytë. “Grup na jep mundësinë të pretendojmë kalimin më tej dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’u renditur të dytët. Marrja e 3 pikëve nesër është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt kualifikimit, kjo edhe për faktin se Young Boys do të luajë ndaj skuadrës më të fortë të grupit dhe humbas, por ne duhet të të japim maksimumin”.

Ndërkohë, një ditë pas ndeshjes trajneri mbush 51-vjeç dhe kërkon që lojtarët t’i bëjnë një dhuratë për datëlindje me fitore kundër Partizanit të Beogradit.

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës