Daja:S’fitohet me stadiumin me policë
Djukiç ka një peng për shqiptarët

Daja:S’fitohet me stadiumin me policë<br />Djukiç ka një peng për shqiptarët<br>
Trajneri i Partizanit, Miroslav Djukiç vlerësoi fitoren ndaj Skënderbeut. “Jam shumë i kënaqur edhe për tri pikëshin, por do të isha edhe më i kënaqur nëse Skënderbeu do të kthehej në Shqipëri me mbresa të bukura nga kjo ndeshje. Ne i konsiderojmë miq shqiptarët dhe jo si armiq.

Dihej që Skënderbeu ishte kundërshtar i vështirë dhe çdo ekip tjetër do ta ketë të vështirë përballë tyre. Ne jemi të kënaqur që morëm tre pikët e plota në këtë ndeshje” deklaroi ai.

Ndërsa trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja deklaroi se kundërshtari nuk na kërcënoi aq shumë, ndërsa ishte një ndeshje e fituar me episode.

Besoj se ndoshta nuk mund të fitonim, por të paktën mund të merrnim një barazim. Nëse përballesh me ekipe të tilla në Europë, duhet t’ia lesh sa më pak topin kundërshtarit. Edhe tensioni bën të veten, dhe gabime ndodhin.

Ndeshja nuk pati asnjë problem, por kur sheh kaq shumë polici, ky nuk është ambient i pranueshëm për një ndeshje futbolli. Gjithsesi, nuk patëm probleme të tjera” deklaroi ai. Skënderbeu doli i humbur nga Beogradi, pasi u mund nga Partizani me rezultatin e pastër 2-0.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'