Daja snobon Dinamon e Kievit:
Dua të mund Partizanin e Kukësit

Daja snobon Dinamon e Kievit:<br />Dua të mund Partizanin e Kukësit<br>
Skënderbeu është gati për ndeshjen e pestë të fazës së grupeve të Europa League ndaj Dinamos së Kievit. Skuadra e Ilir Dajës është stërvitur në Durrës ndërsa në konferencën e zakonshme për shtyp trajneri ka folur se korçarët luajnë për fitore dhe ka treguar recetën se si arrihet tek tre pikët.

“Do luajmë gjithçka për gjithçka sepse janë edhe dy ndeshjet e fundit dhe çdo rezultat tjetër veç fitores nuk na shërben.Nëse duam të arrijmë tek fitorja duhet të djersisim shumë duhet të jemi të përqëndruar në 90 minuta”, deklaroi trajneri Daja.

Ukrainasit janë kualifikuar më tej dhe do të kenë mungesa por këtë Kristi Vangjeli nuk e sheh si favor:

“Përveçse nuk do kemi të pranishëm tifozët kjo është një ndeshje delikate. Dinamo mund të ketë mungesa por lojtarët e rinj nuk i njohim shumë dhe mund të na surprizojnë.Duhet të jemi të përqëndruar dhe nuk duhet të pësojmë gol në pjeën e parë”, u shpreh mbrojtësi korçar.

Pas Dinamos, Skënderbeu do luajë në kampionat ndaj Partizanit dhe Kukësit dhe Daja e Vangjeli përpara kualifikimit në Europa League zgjedhin 6 pikët e kampionatit:

“Objektivi i klubit është fitimi i kampionatit dhe janë 6 pikë në lojë me Partizanin dhe Kukësin”, shtoi trajneri.

“Edhe unë jam me mendimin e trajnerit që do doja më shumë 6 pikët e kampionatit sesa kualifikimin më tej në Europa League”, sqaroi Vangjeli.

Sa i përket formacionit Jashanica nuk është rikuperuar ndërsa Sabien Lilaj po. Shehi do jetë në portë dhe më pas Vangjeli,radas,Aliti dhe Mici. Në mesfushë Osmani,Muzaka dhe Lilaj dhe në sulm Gavazaj, Xhejms dhe Soue. Korçarët janë në kërkim të fitores së parë në grupe për këtë edicion që sjell edhe 360 mijë euro në arkat e klubit. Dinamo e Kievit vjen në Elbasan e relaksuar dhe do ketë 7 mungesa madje edhe të rëndësishme si mbrojtësi Vida dhe sulmuesi Mbokani. Skënderbeu-Dinamo Kiev luhet sonte në 21:05 në Elbasan Arena pa tifozë për shkak të dënimit nga Uefa.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE