TIRANE- Policia e Korçës ka arrestuar dy persona, pasi në bashkëpunim dyshohet se kanë rrëmbyer për qëllime fitimi një 24-vjeçare. Burime zyrtare nga Policia e Korçës kanë bërë me dije se në pranga kanë përfunduar Urim Qazimaj, 23 vjeç, banues në fshatin Pojan-Korçë dhe Mersin Myrtollari, 50 vjeç, banues në fshatin Porodinë-Korçë, dajë dhe nip. Arrestimi i tyre u bë pasi,ditën e mërkurë në fshatin Dobranj-Devoll kanë rrëmbyer forcërisht për qëllime fitimi nga banesa e saj 24 vjeçarja me incialet V. Sh.
Hetimet
Nga hetimet e kryera, uniformat blu thonë se rezulton se Urim Qazimaj dyshohet se e ka shitur rreth katër herë 24-vjeçaren në Maqedoni, në persona të ndryshëm, në këmbim të përfitimit të shumës prej 400 euro. Të njëjtat burime theksuan se Urim Qazimaj, kishte qëllim sërish, që të kalonte së bashku me 24-vjeçaren, në shtetin maqedonas. Po ashtu, ka rezultuar se të arrestuarit e kanë shitur rreth katër herë në shtetin maqedonas. Materialet në ngarkim të kësaj çështjeje i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 109 e 25 të Kodit Penal.
Kallëzimi
Burimet nga policia bënë me dije se kallëzimin në ngarkim të dy të rinjve e kishte bërë vetë e dëmtuara, 24-vjeçarja me inicialet V. Sh. Ditën e mërkurë, kjo e fundit mësohet se është paraqitur në Komisariatin e Policisë së Korçës duke bërë edhe denoncimin ndaj 23-vjeçarit dhe dajës së tij 50-vjeçar. E tronditur, ajo mësohet të jetë shprehur se Urim Qazimaj donte ta merrte me forcë për ta shitur tek persona të tjerë në Maqedoni, kundrejt shumës 400 euro, ndërsa nga këta persona që ajo blihej shfrytëzohej seksualisht.
Po ashtu, ajo është shprehur se me të riun tashmë të arrestuar ka pasur fillimisht një lidhje dashurie, por më pas ishte mashtruar prej tij duke u shfrytëzuar për qëllime fitimi. “Urimi do të më marrë forcërisht dhe të më dërgojë në Maqedoni e të më shesë tek persona të tjerë për 400 euro. Kjo nuk është hera e parë që e bën këtë veprim, kanë qenë edhe 4 raste të tjera qe më ka shitur por këtë herë nuk mund të parnoja”, mësohet të jetë shprehur 24-vjeçarja në Policinë e Korçës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com