Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka nisur prej disa javësh aksionin në terren për pajisjen me matësa uji, kolaudimin e atyre ekzistues për banorët e njësive administrative në Dajt dhe Kashar.

Kjo fushatë synon të informojë banorët mbi domosdoshmërinë e formalizmit. e ka inspektuar edhe drejtori i UKT-së, Redi Molla.

I pranishëm në Qesarakë,në njësinë administrative Dajt, ishte drejtori i UKT-së, Redi Molla i cili u shpreh se ky aksion ka si qëllim jo vetëm formalizimin, por mbi të gjitha rritjen e shërbimit në këto zona, të cilat tashmë janë nën administrimin e Bashkisë Tiranë.

“Për ish komunat e Bashkisë së Tiranës që tashmë janë aktualisht përfshirë në Bashkinë Tiranë me reformën e re administrative, ne ofrojmë të njëjtin shërbim si për qytetin e Tiranës ashtu edhe për ish-komunat Ky aksioni përbën formalizimin e të gjitha bizneseve, të gjithë familjarëve dhe në kolaudimin, fillimin e vendosjes së matësave të rinj, kolaudimin e matësave ekzistues, vendosjen e vulave, në mënyrë që ne të ofrojmë një shërbim më të mirë për klientët dhe klienti të na e shpërblejë duke paguar faturën, lidhur kontratat, formalizuar të gjithë konsumin e tij”, - u shpreh drejtori i UKT-së.

Paralelisht me vendosjen e matësave të rinj, nga UKT do të bëhet edhe kolaudimi i matësave ekzistues, pasi në rast të defekteve ata nuk lexojnë sasinë e ujit që konsumohet.

Gjithashtu, Molla i ftoi të gjithë banorët që të përfitojnë nga kjo fushatë, pasi qëllimi i  lidhjes së kontratave dhe formalizimit të shërbimit, përkthehet në një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm.

Ftojmë të gjithë banorët e ish – komunave të pajisen me matësa, të bëjnë kërkesa të lidhjes së kontratave të reja në mënyrë që të rritet cilësia e shërbimit dhe të përmirësohet furnizimi dhe shpërndarja e ujit në të gjithë zonën e Tiranës”, u shpreh  Molla.

Të gjithë banorët e njësive në Dajt, por edhe në Kashar ku po vijon ky aksion,  duhet të drejtohen në njësitë përkatëse të UKT-së për të lidhur kontratën dhe për të vendosur matësat e rinj.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)