TIRANE - Ndërsa gjyqi i Dajtit ka ngecur në gjykatën e krimeve të rënda në kryeqytet, ku seancat shtyhen njëra pas tjetrës për mungesë të avokatëve, vetë Dajti këtë herë me anë të një kërkese kërkon të vërë në lëvizje gjykatën e lartë.
I akuzuar nga drejtësia për vrasjen e policëve në Durrës gjatë një operacioni për kapjen e tij, Dajti i është drejtuar gjykatës së lartë me kërkesë me objekt përjashtimin e trupit gjykues nga cështja e tij.
Kjo kërkesë është paraqitur nga i pandehuri në sekretarinë e gjykatës së lartë, ndërkaq pritet që të caktohet relatori dhe një datë për zhvillimin e seancë.
Vetë Dajti merr pjesë në seancat në ngarkim të tij në gjykatën e krimeve të rënda, duke kërkuar që sipas ligjeve në fuqi gjykata duhet t’i mundësojë mbrojtien me avokatë kryesisht, pasi ai vetë nuk mund të paguajë një avokat.
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com