Dako: Agron Duka ka lëvizje mendore...ndërroi 4-5 parti në 10 vjet dhe në Durrës nuk ngriti dot as një shtab elektoral

Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, është ndër personat që e ka akuzuar Vangjush Dakon se në dijeni të kryeministrit Edi Rama ka vjedhur votat. I ftuar në "Repolitix" me gazetarin Denis Minga, kryebashkiaku i Durrësit, tha se vetë PD nuk ka pasur asnjë denoncim në vitin 2017 për korrupsion zgjedhor. Ai thotë se sulmet e Dukës vijnë për shkak se ai nuk ishte i zoti në qytetin e Durrësit as të hapte një shtab elektoral, ndërsa shkon edhe më tej kur thotë se ai mund të ketë edhe probleme mendore.

"Paaftësia, marrja fund politikisht e Agron Dukës që në vitin 2005,e ka bërë të mos jetë njeri i centruar mirë. Nuk është normal në të gjitha fjalët që ai thotë. Po ta vësh re nga vitit 2005 e sot ka edhe lëvizje edhe ndoshta mendore , dhe jo vetëm lëvizje fizike nga njëra parti në tjetrën me çdo instrument për të qenë në parlament. Për gjithë këtë paaftësi  që ka, e nxjerr dobësinë e tij sikur i është manipuluar vota, sikur i është vjedhur. Agron Duka dhe PD në këto zgjedhje ka qenë forca më e paaftë politike në këto 12 vite që unë merrem me zgjedhje. Ka qenë një parti që nuk ka pasur asnjë organizim. Duka vinte nga PR, Agrare, dhe nuk kishte një njeri që t'i organizonte, apo t'i hapte një shtab elektoral, sepse njerëzit e PD nuk e donin dhe nuk e duan. Për këtë arsye ai nuk gjente asnjë mbështetje në Shijak dhe në gjithë zonën e Durrësit", tha në Repolitix kryebashkiaku i qytetit bregdetar.

Në një nga përgjimet që Prokuroria çoi tek tabloidi gjerman "Bild" publikuar dy ditë më parë, një votues që flet me Astrit Avdylin. "Mos ta marrë vesh Agron Duka", thotë ai ndër të tjera teksa premton votën për PS.

"Qenka edhe me Agron Dukën ai? Ai thotë kam qenë gjithmonë me PS. Të njëjtat fjalë mund t'ia thotë edhe Dukës: "Unë jam me ty po mos i thuaj Dakos". Ose Astrit Avdyli luan me dy porta edhe me PS edhe me Dukën. Agron Duka e ka humbur ekuilibrin politik, ka ndërruar 4-5 parti në një periudhë 10-vjeçare", tha Dako.

Për kryebashkiakun Dako, fitorja në Qarkun e Durrësit ishte natyrale pasi votat u shtuan në të gjitha qytetet, dhe jo vetëm në Shijak.

"Gjithë PD në këto zgjedhje, nga Duka dhe gjithë të tjerët, ishin njerëz të paaftë për të organizuar zgjedhje. Ata hynë në zgjedhje pas çadrës, dhe ishin të papërgatitur, kishte kandidatë në Durrës të ardhur nga Tirana që nuk ishin marrë me politikë dhe nuk e njihnin Durrësit. Nga krahu tjetër kishte çarje në PD për arsye të konfliktit Basha-Olldashi ku pjesa e Oldashit në Durrës ka qenë dominante, bëri që PD në këto zgjedhje të ishte inekzistente në Durrës. Rezultati i zgjedhjeve nuk është i ndikuar as nga shitja as nga vjedhja e votave. Votat janë ndarë në mënyrë proporcionale në të gjithë qarkun e Durrësit. Rritja është natyrale, nuk ka pasur rritje vetëm në Shijak. Në qark u morën rreth 10 mijë vota më shumë.  Luzim Basha kërkon të nxijë mbi Durrësin, se Durrësi i djeg shumë Berishës sepse ka qenë bastion i PD, sot është kthyer në një bastion i PS. Nga një rezultat në 2009 që ka qenë 6-0 për PD, sot në 2017 është katandisur me 4 deputetë. PS nga 5 deputetë, sot ka 8. Kjo është humbja më e madhe që ka regjistruar një parti politike në një qark. Kjo është arsyeja e vërtetë, që Bashës e Berishës i djeg Durrësi. Ne e kemi përzgjedhur si specialiste", u shpreh Dako.


Lajmi kryesor:

Dako: Agron Duka fushatë në 2013 me Avdylin në krah! Halimi e Vokshi kafe me të dënuarin përjetë (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen