Dako: Agron Duka fushatë në 2013 me Avdylin në krah! Halimi e Vokshi kafe me të dënuarin përjetë (VIDEO)

Përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane 'Bild', Vangjush Dako i ka cilësuar si avantazh politik, që nuk ka ndikuar aspak në reputacionin e tij, përkundrazi! Në studion e "Repolitix" në Report Tv, kreu aktual i Bashkisë së Durrësit, Dako, i cili ka qenë kryefjalë e mediave javën e fundit për shkak të përgjimeve, ka mohuar që të ketë qenë duke folur me Astrit Avdylajn, kreun e  bandës së Shijakut. Një sajesë, e ka cilësuar Dako këtë telefontë, pas së cilës fshihet opozita, që synon që nëpërmjet tyre të legjitimojnë djegien e mandateve.

Gjithashtu, ai ka ngritur akuza të rënda për dy eksponentët e PD, Eduard Halimi, ministër i Drejtësisë asokohe dhe ish-deputeten Albana Vokshi. Sipas Dakos, teksa akuzojnë PS-në se ka lidhje me krimin, është vetë PD-ja që ka lidhje të ngushtë me persona me precedentë penal. Për këtë, kryebashkiaku ka sjellë në vëmendje fushatën e vitit 2013, ku sipas tij, Vokshi dhe Halimi janë shoqëruar dhe madje janë parë në lokal duke pirë kafe me një person të dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm dhe të kërkuar nga Policia e Shtetit.

Duke u ndalur tek sulmet e kreut të PAA, Agron Duka, Dako shprehet se e gjitha kjo bëhet për të mbuluar paaftësinë e tij për të marrë një rezultat minimal në Durrës, madje shkon deri aty sa thotë se "mund të ketë probleme mendore".

Në fund, kryebashkiaku thotë se pas 30 qershorit, karriera e tij politike nuk do të përfundojë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:48
Përgjimet/ Dako: Avantazh për mua! Njerëzit më ndalin në rrugë më thotë 'mos e vrit mendjen'

1559932638_vangjushdako4.jpg

E gjithë kjo situatë, për Vangjush Dakon, është në avantazhin e tij politik. Në studion e "Repolitix" Dako është shprehur se pas përgjimeve, reputacioni i tij ka ardhur në rritje, madje thekson se njerëzit kanë qenë në krah të tij.  Ai ka theksuar se kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien, qoftë miqësore apo ashtu edhe politike, me kryeministrin Edi Rama dhe kolegët e tij.

"Po, komunikimi është normal. Nuk ka asnjë ndryshim në marrëdhënien tonë. Në këto raste drejtësia është mbi të gjitha. Ana miqësore, është një tjetër gjë, ajo politike është e njëjta gjë. Nuk ka ndryshuar asgjë. Diskutimi im për të mos kandiduar më, nuk ka nisur pas përgjimeve. Problemi është që e keqja në këtë raste është se viktimizohesh, unë nuk dua që të viktimizohem. Asnjë shkëputje dhe asnjë ndryshim në marrëdhëniet jo vetëm me deputet, po me asnjë. Por edhe njerëzit më ndalin në rrugë e më thonë 'mos e vrit mendjen'. Ka një rritje të reputacioni, Kjo tregon që njerëzit nuk i besojnë Berishës, Bashës. Njerëzit janë real, i dinë gjërat, se çfarë bëj unë. Mendoj që më kthehet në një avantazh politik, njerëzit janë të mençur", Dako.

Ora 21:38
Njeriu që e sulmon më shumë për Durrësin, Dako i 'kthen reston' Dukës dhe i bën akuzën e RËNDË

Është ndër personat më të akuzuar nga politika për lidhje me grupin Avdylaj në Shijak, ky Astriti, njëri prej fisit Avdylaj është i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, dhe që prej korrikut 2018, vënë edhe nën akuzën e korrupsionit zgjedhor. Por Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit, hedh një akuzë të rëndë ndaj Agron Dukës, kryetarit të Partisë Agrare, që ka qenë në sulm të vazhdueshëm ndaj tij, me akuzën se ka vjedhur zgjedhjet.

Nga studio e "Repolitix", kryebashkiaku Dako tha se në vitin 2013, gjatë gjithë fushatës, Agron Duka ka pasur në krah Jasin Avdylin. Ai është arrestuar në tetor 2018 si pjesë e kësaj bande.

"Duka është deputet i PD, në listë i pesti, vjen e thotë që Abdyljat janë familje e mirë i kam njohur në Shijak, dhe vjen më kërkon mua moralin. Ti thua pse ke folur me Nicen që është vëllai i Astrit Avdylajt, dhe ky thotë që familja është e mirë. Ai është një manipulator dhe frikacak. Vetëm ai nuk ka gojë dhe moral të flasë. Në vitin 2013, Jasin Avdylin që quhet me emrin Cine, e ka pasur në krah të djathtë në gjithë fushatën. Është djali i xhaxhait që del në përgjimet e Abdylajve. Është i ndaluar në këtë grup, dhe ka qenë përkrah Dukës në fushatë kundër PS-së. Ky është morali që ne flasim, ku kanë moral këta burra, janë totalisht të pamoralshëm", u shpreh kryetari i Bashkisë përballë gazetarit Denis Minga.

Nga ana tjetër, Dako, i cili ka dalë në disa nga bisedat e përgjuara të Avdyljave, duke folur me personin me pseudonimin "Niçe", që është vëllai i Astrit Avdyljat, thotë se Edi Rama nuk ka pasur asnjë njohje me ta.

"Më duket se Rama nuk ka ardhur asnjëherë në SHijak. Rama nuk i njeh fare se kush janë Abdylajt, nuk e di ekzistencën e tyre", theksoi Dako.

Ora 21:35
Dako: Gjobën e vendosur Avdylajt s'e heq dot as Rama, e jo më unë

Në audio-përgjimin mes kreut të PS në Shijak, Elton Arbana, flitet për një gjobë të vendosur në Bashkinë e Sukthit, ky Astrit Avdylaj kërkon ndërhyrjen e Dakos për ta hequr. Ai shprehet se nësë Avdylaj do të kishte konfidenca me Dakon, do e merrte vetë në celular, edhe pse ai ishte në Zvicër. Ai ka shtuar se kreu i Bashkisë nuk e ka fuqinë ligjore për ta hequr një gjobë të tillë, madje as kryeministri Edi Rama.

"Po të kisha konfidenca do më kishin marrë mua në Zvicër, telefonat punojnë edhe atje. Çdo gjobë që vihet nga inspektorati, nuk e heq dot se nuk ka mundësi ligjore që ta rishqyrtojë gjobën. Gjobat i heq vetëm gjykata. Ne kemi shfletuar bllokun e gjobave dhe në këtë Bashki ka 7-8 gjoba. Po t'i jetë vendosur gjoba, nuk e heq dot as Edi Rama. Kur merr fletën e gjobës, nuk e heq dot. Elton Arbana ka qenë drejtor i Inspektoratit Kombëtar dhe njëkohësisht kreu i PS në Shkodër. Ishte vendim i PS kur kryetarët nuk duhet të punonin në shtet dhe ai është një nga 12 kryetarët e fundit që ka dhënë dorëheqjen nga puna në shtet", tha Dako.

Ora 21:20
'Halimi dhe Albana Vokshi pinin kafe me të dënuarin përjetë! PD-LSI morën votat e të burgosurve..PS ZERO vota në burgje'

A duhet të nxjerrë mësim politika që të mos merret me individë që vetëofrohen për fushatë elektorale? Vangjush Dako thotë se shprehja, "duhet nxjerrë mësim nga gabimet politike" nuk është rasti i tij, pasi siç ai thekson nuk ka bërë asnjë krim.

"Ne nuk kemi bërë ndonjë krim, njeriu nxjerr mësim kur bën krime. Ti si mendon? Atëherë mos të dalim ne, të rrimë në shtëpi, dhe cfarë vote të vi vet në kuti ta presim. Kjo nuk është rruga e demokracisë. Rruga është që duhet fushatë, do kërkosh votë derë më derë, do i japësh dorën cdo njeriu. Duke kërkuar votën tek qytetarët. Patjetër vota i kërkohet çdo njeriu që ka të drejtë vote", u shpreh Dako në Repolitix.

I pyetur për akuzat e kundërshtarit politik, Dako bën një akuzë të fortë kur thotë se në fushatën e vitit 2013, Eduard Halimi që ishte ministër i Drejtësisë deri në atë kohë, si dhe për Albana Vokshin, ish-deputete e PD. Sipas Dakos, ata janë shoqëruar dhe madje janë parë në lokal duke pirë kafe me një person të dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm dhe të kërkuar nga Policia e Shtetit.

"Gjatë jetës sime politike nuk jam marrë me kundërshtarin. Të flasë për moral PD...Vangjush Dako e ka kaluar mbi kurriz në 2007, 2009, 2011, 2013... Ministra të PD janë shoqëruar në fushatën e vitit 2013 me njerëz që kanë qenë në kërkim me burgim të përjetshëm. Në tavolinë me ministrin e Drejtësisë të asaj kohe, Eduard Halimin, me Albana Vokshin, i kemi denoncuar nëpër gjithë mediat. Kanë mbyllur shtabe elektorale të PS. Kanë qenë njerëz që kërkoheshin nga policia dhe bridhnin nëpër fushatë. Kjo është e paimagjinueshme. Të bëjnë moral këta është një gjë e jashtëzakonshme. Në vitet 2013, 2009, 2017, në të gjithë burgjet e Durrësit dhe Krujës rezultatet janë me zero për PS. Fiton PD, dhe në 2017 fiton LSI, sepse drejtuesit e burgjeve kanë qenë të PD dhe LSI. Që do të thotë se drejtori ka bërë bashkëpunim me të burgosurit për t'i marrë votën për partitë e tyre që i kishte emëruar në punë", tha Dako në "Repolitix.

Ora 21:17
Dako flet për 'CENSUSIN' e PS: Drejtori i Ujësjellësit dhe Astrit Avdyli bashkëpunuan si dy militantë të mirë

Një bisedë e përgjuar, transkriptimi i të cilës u botua në median gjermane "Bild" është edhe ajo mes Astrit Avdylit dhe drejtorit të Ujësjellësit të Shijakut, Ivo Doçi. Mes tyre flitet për lista punonjësish që janë me PD-në dhe kundër tyre: edhe njëherë këtu Avdyli vete propozohet për të ndërhyjë pranë atyre punonjësve duke kërkuar votat.

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako shpjegoi në Repolitix se të gjitha partitë, edhe PS, funksionon me atë që ai e quan "Cencusi", që ka të bëjë me listat dhe verifikimet se si janë të orientuar politikisht qytetarët e asaj zone.

"Ai nuk është person i administratës, ai është një përgjegjës i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve për zonën e Shijakut, i cili nuk ka të drejtë  të heqë njerëz nga puna. Listat, patronazhimi apo censusi që i themi ne, është një  detyrë që e ka cdo organizatë e PS, e cila merr listën e qytetarëve që jetojnë në atë zonë dhe i sponton: Ky është refugjat, ku nuk vjen në votim, ku është më pikëpyetje, ku voton për PS, kur për PD", tha Dako.

Pse këto lista i kërkoi Astrit Avdylaj, u pyet Dako nga gazetari Denis Minga. Ai përgjigjet: Avdyli është vetëfutur".

"Ai po punon për fushatë për të ndihmuar PS. Po punon si një militant i thjeshtë. Në Shijak dhe në shumë qytete të vogla të Shqipërisë kjo është forma e fushatave. Njerëz që nuk ta merr mendja që merren me fushatë, janë njerëz që marrin taksinë, veturën e vet, furgonin, marrin njerëz i fusin në makinë dhe i sjellin në qendrën e votimit. Punojnë më shumë se një militant partie", tha Dako.

Edhe për drejtorin e Ujësjellësit të Shijakut, Ivo Doçi, ai thotë se është një militant që ka bashkëpunuar me Avdylin po si militant për të ndihmuar në fushatë.

"Ai nuk është ndonjë zyrtar shteti, ai është militant për vete, dhe të dy militantët bashkëpunojnë me njëri tjetrin, ai është militant i ri dhe tjetri i thotë silli listat se të drejtoj unë", tha Dako.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit tha se në Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Durrësit është bërë një hetim nga prokuroria dhe ka rezultuar që nuk ka pasur asnjë heqje nga puna.

"Shumë ndërmarrje shtetërore u vunë në akuza për heqje njerëzve nga puna, edhe Bashkia e Durrësit është akuzuar. E gjithë ndërmarrja e ujesjëllësit të Durrësit kaloi në kontroll të prokurorisë për këtë proces. Dhe kishte vetëm dy raste që kishin dalë në pension punonjësit dhe ishin zëvendësuar, dhe nuk u gjet asnjë fakt. Votën t'i nuk ja ke parë kurrkujt dhe prokuroria ka hetuar gjatë procesit zgjedhor", theksoi Dako.

Ora 21:09
Përgjimet/ Dako: Arbana s'ka pse të dorëhiqet nga kandidimi për Bashkinë e Shijakut

1559932321_vangjushdako14.jpg

Sipas kryebashkiakut, Vangjush Dako, nuk ka pse të dorëhiqet kandidimi për bashkinë e Shijakut, pas publikimit të përgjimeve. Ai thotë, se duhet të jetë vetë populli, ai që duhet të vendosë për ta votuar ose jo më 30 qershor.

"Ai është i shqetësuar për veten e tij. I thotë që jam i pafuqishëm për një problem që ai i kërkon. Arbana i papunë, me detyrën e kryetarit të PS për Shijakun. Artur Cela i INUK,(që i kishte vënë gjobën Avdylit në ferme) dha dorëheqjen nuk e largova unë. Nuk e shoh si arsye për t'u tërhequr Elton Arbana nga kandidimi në Shijak. Do gjykohet për punën si kryetar Bashkie, populli duhet ta vendosë ta votojë apo jo në zgjedhjet e 30 qershorit, pas përgjimeve. Pa u shprehur organet e drejtësisë nuk mund të marrim vendime", tha Dako. 

Biseda e katërt mes Astrit Avdylit dhe Elton Arbanës, i cili asokohe ka qenë kryetar i PS-së Shijak, aktualisht, kandidat i PS-së për kryetar bashkie në Shijak (31 mars 2017)
Elton Arbana: Astrit si ja çove, ca bone?
Astrit Avdyli: Si ja cove?
Elton Arbana: Mirë, si je ti?
Astrit Avdyli: Mirë, ti si je?
Elton Arbana: Hajt mor mirë duke bërë një lojë murlan me çunat
Astrit Avdyli: A e di ku e kisha hallin unë? A e njeh atë drejtorin e INUK-ut?
Elton Arbana: E njoh mor Dallëndyshja?
Astrit Avdyli: Ore, lerë Dallëndyshen, po këtë të Durrësit, Artur...
Elton Arbana: Artur Çela i bashkisë?
Astrit Avdyli: Eh
Elton Arbana: Po e njoh
Astrit Avdyli: I kujt bashkie, i Shijakut eee?
Elton Arbana: Jo, re i Durrësit, i Vangjushit
Astrit Avdyli: Po nuk ka qenë aty Vangjushi, është atje me Edin, merre ore atë by* q*r thuaj ke shkuar me i vendos gjobë 5 mln..në Fermë. Tani se nuk është Vangjushi këtu
Elton Arbana: Mua më kanë hequr, u bënë katër ditë, por ta marr në telefon, te kush?
Astrit Avdyli: Ore ka shkuar në Fermë të Sukthit duke vendosur gjoba, po nuk është Gjushi aty, është me Edin në Zvicër, a më kupton? Se nuk kam me cfarë ashtu
Elton Arbana: Epo, kujt, ke ndonjë emër konkret?
Astrit Avdyli:  Kujt konkret?
Elton Arbana:  Dmth kujt i ka vënë?
Astrit Avdyli:  Ore thuaj i ke vënë thuaj atij në Fermë thuaj, bërë gabim dhe kthe gjobat thuaj, mos vendos gjoba, se nuk është Gjushi aty, a më kupton, po bën gabim thuaj ore pis thuaj, se nuk dua me e marrë vetë në telefon
Elton Arbana: E marr, e marr, a e more vesh që më hoqën para një jave? Alo, alo..
Astrit Avdyli: Nuk e di si qysh, tek?
Elton Arbana: Isha te INUK, por ndërhyrja për këto kështu dhe ata më shkarkuan
Astrit Avdyli: Nuk e di, po ma lajmëro i cik këtë thuaj ke bërë gabim thuj që ke shkuar aty në Fermë, se nuk është Vangjushi se është me Edi Ramën në Zvicër dhe nuk kam me ashtu, se më morën tashti
Elton Arbana: E marr unë tani direkt
Astrit Avdyli: Mirë pra faleminderit
Elton Arbana: Hajt ciao

Ora 20:55
Dako: Agron Duka ka lëvizje mendore...ndërroi 4-5 parti në 10 vjet dhe në Durrës nuk ngriti dot as një shtab elektoral

Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, është ndër personat që e ka akuzuar Vangjush Dakon se në dijeni të kryeministrit Edi Rama ka vjedhur votat. I ftuar në "Repolitix" me gazetarin Denis Minga, kryebashkiaku i Durrësit, tha se vetë PD nuk ka pasur asnjë denoncim në vitin 2017 për korrupsion zgjedhor. Ai thotë se sulmet e Dukës vijnë për shkak se ai nuk ishte i zoti në qytetin e Durrësit as të hapte një shtab elektoral, ndërsa shkon edhe më tej kur thotë se ai mund të ketë edhe probleme mendore.

"Paaftësia, marrja fund politikisht e Agron Dukës që në vitin 2005,e ka bërë të mos jetë njeri i centruar mirë. Nuk është normal në të gjitha fjalët që ai thotë. Po ta vësh re nga vitit 2005 e sot ka edhe lëvizje edhe ndoshta mendore , dhe jo vetëm lëvizje fizike nga njëra parti në tjetrën me çdo instrument për të qenë në parlament. Për gjithë këtë paaftësi  që ka, e nxjerr dobësinë e tij sikur i është manipuluar vota, sikur i është vjedhur. Agron Duka dhe PD në këto zgjedhje ka qenë forca më e paaftë politike në këto 12 vite që unë merrem me zgjedhje. Ka qenë një parti që nuk ka pasur asnjë organizim. Duka vinte nga PR, Agrare, dhe nuk kishte një njeri që t'i organizonte, apo t'i hapte një shtab elektoral, sepse njerëzit e PD nuk e donin dhe nuk e duan. Për këtë arsye ai nuk gjente asnjë mbështetje në Shijak dhe në gjithë zonën e Durrësit", tha në Repolitix kryebashkiaku i qytetit bregdetar.

Në një nga përgjimet që Prokuroria çoi tek tabloidi gjerman "Bild" publikuar dy ditë më parë, një votues që flet me Astrit Avdylin. "Mos ta marrë vesh Agron Duka", thotë ai ndër të tjera teksa premton votën për PS.

"Qenka edhe me Agron Dukën ai? Ai thotë kam qenë gjithmonë me PS. Të njëjtat fjalë mund t'ia thotë edhe Dukës: "Unë jam me ty po mos i thuaj Dakos". Ose Astrit Avdyli luan me dy porta edhe me PS edhe me Dukën. Agron Duka e ka humbur ekuilibrin politik, ka ndërruar 4-5 parti në një periudhë 10-vjeçare", tha Dako.

Për kryebashkiakun Dako, fitorja në Qarkun e Durrësit ishte natyrale pasi votat u shtuan në të gjitha qytetet, dhe jo vetëm në Shijak.

"Gjithë PD në këto zgjedhje, nga Duka dhe gjithë të tjerët, ishin njerëz të paaftë për të organizuar zgjedhje. Ata hynë në zgjedhje pas çadrës, dhe ishin të papërgatitur, kishte kandidatë në Durrës të ardhur nga Tirana që nuk ishin marrë me politikë dhe nuk e njihnin Durrësit. Nga krahu tjetër kishte çarje në PD për arsye të konfliktit Basha-Olldashi ku pjesa e Oldashit në Durrës ka qenë dominante, bëri që PD në këto zgjedhje të ishte inekzistente në Durrës. Rezultati i zgjedhjeve nuk është i ndikuar as nga shitja as nga vjedhja e votave. Votat janë ndarë në mënyrë proporcionale në të gjithë qarkun e Durrësit. Rritja është natyrale, nuk ka pasur rritje vetëm në Shijak. Në qark u morën rreth 10 mijë vota më shumë.  Luzim Basha kërkon të nxijë mbi Durrësin, se Durrësi i djeg shumë Berishës sepse ka qenë bastion i PD, sot është kthyer në një bastion i PS. Nga një rezultat në 2009 që ka qenë 6-0 për PD, sot në 2017 është katandisur me 4 deputetë. PS nga 5 deputetë, sot ka 8. Kjo është humbja më e madhe që ka regjistruar një parti politike në një qark. Kjo është arsyeja e vërtetë, që Bashës e Berishës i djeg Durrësi. Ne e kemi përzgjedhur si specialiste", u shpreh Dako.

Ora 20:53
Rrëfehet Dako: Si e kam njohur Astrit Avdylajn

Vangjush Dako në studion e "Repolitix" në Report Tv ka rrëfyer se si ka njohur Astrit Avdylajn dhe rolin që ka pasur ai në fushatën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e kaluara.

"Rreth vitit 2016-2017 kam dëgjuar për Astrit Avdylaj. Kemi pirë një kafe në Shijak pas një aktiviteti elektoral, kemi qenë rreth 10-15, mes tyre dhe Astrit dhe shumë persona të tjerë që na kanë përshëndetur, na kanë mbështetur për PS, që do të japim maksimumin që PS të fitojë sërish zgjedhjet në Shijak.  Familja Avdyli është një fis i madh në Shijak dhe njihen si mbiemra, pa i ditur se kush është me fytyra, por s'kam pasur asnjë kontakt personal me ta para 2016. Këta kanë intensifikuar të gjitha kontaktet, kanë qenë aktiv për të ndihmuar PS, por nuk është kërkuar që të manipulojnë që të shesin apo blejnë vota në Durrës, as ata dhe as unë s'u kam kërkuar. Ata nuk kanë përfituar asgjë të jashtëligjshme nga Bashkia e Durrësit dhe në dijeninë time as nga Bashkia e Shijakut. Ne nuk i konsiderojmë grupe. Familjet mafioze i konsideron prokuroria, gjykata, organet kompetente. Ne i konsiderojmë njerëz me influenca që kanë një fis të madh që kanë një rreth miqësor, që japin një mbështetje për të mbledhur sa më tepër vota. Këto i kanë të gjitha partitë, të gjithë bëjnë punë e vet. Ajo që ne kërkojmë është që mos të ketë manipulim, mos të ketë vjedhje votash dhe të vendosim ne njerëzit tanë për t'i ruajtur, komisionarët. Edhe pala tjetër bën të njëjtën gjë", tha Dako.

Ora 20:41
Dako shpjegon 'përkëdhelitë' për Avdylajn: Mënyrë e të shprehurit me ata që s'kam konfidencë

Ndonëse në përgjimet e publikuara nga "Bild" nuk ka asgjë konkrete për shit-blerjen e votave në Durrës dhe Shijak, opozita ka folur për një lloj konfidence që tregohet mes kryebashkiakut të Durrësit, Dako dhe Astrit Avdylit. Kjo sipas tyre mund të vërehet tek termat e përdorur si "lal' "vëlla" "zotëri", por një gjë e tillë është kundërshtuar nga Dako. Ai ka thënë se pikërisht kjo mënyrë e të folurit është tregues që ai nuk ka asnjë konfidencë me personin që flet në telefon.

"Komunikoj me shumë zgjedhës në celular, por nuk mbaj mend që të kem folur ndonjëherë me Astrit Avdylaj në telefon. Live në takime, ka qenë rasti që kemi folur, jo...ndoshta, por unë nuk e mbaj mend...Telefonata "ça bën, si je, motër/vëlla", ndonjëherë madje shumë shpesh nuk e di se me kë je duke folur dhe po nuk pate nr telefonit këto shprehje "lal, zotëri" janë shprehje që përdorin nga gjithë njerëzit kur nuk i njeh dhe s'ke konfidencë. Sepse kur nuk e njeh e thërret me emër", sqaron Dako.

Ora 20:37
Dako shuan misterin dhe rrëfen me kë ka folur te 'përgjimet': S'është Astrit Avdylaj

Vangjush Dako ka zbuluar në studion e "Repolitix" personin me të cilin ka folur në audiopërgjimin e publikuar nga gazeta gjermane "Bild". Përballë gazetarit Denis Minga, Dako është shprehur se ai nuk është zëri i Astrit Avdylit, por i një familjari të tij, ndonëse nuk ka thënë një emër konkret. Kryebashkiaku theksoi se ajo telefonatë është manipuluar, me qëllim që të krijohet një lidhje Dako- Avdylajn, gjë për të cilën ai thotë se është e pabazuar askund.

"Unë e kam thënë që nuk është Astrit Avdylaj, është një person  nga familja e tyre i cili komunikon me mua, por jo Astrit. Kjo jo se ndryshon rrjedhjen e telefonatave, por është manipuluar me qëllim që të lidhin të gjithë telefonatat e tjera, 5 të tjerat me Vangjush Dakon. Ka qenë një mendje djallëzore për të çorientuar opinioni publik. Në këtë rast, kjo telefonatë nuk është zëri i Astrit Avdylaj. Nuk mabj mend të kem folur ndonjëherë në celular me Avdylajn", u shpreh Dako.

Biseda e parë mes Astrit Avdylajt dhe Vangjush Dakos- (pa datë)/ (Dako thekson që nuk është Astrit Avdylaj)

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndjeur, jeni kënaqur?
Vangjush Dako: Hehehehe
Astrit Avdylaj: Ça bohet?
Vangjush Dako: Ça bohet?
Vangjush Dako: Mirë, mirë...
Astrit Avdylaj: Nga je vëlla?
Vangjush Dako: Dëgjo
Astrit Avdylaj: Hë vëlla...
Vangjush Dako: Thuaj byrazerit unë po iki në Ishëm te ata çunat
Astrit Avdylaj: Jo pra tashi, se do ta lëmë më vonë, se jam tani me çunat (Vath Alla)
Vangjush Dako: Ku je ti?
Astrit Avdylaj: Këtej nga Hipoteka duke pritur Anin (Ani Dyrmishi asokohe drejtor i Hipotekës në Durrës, tani drejtor i Hekurudhave). Ani do të vijë të takojë ty, drejtori apo jo?
Vangjush Dako: Janë aty ata apo?
Astrit Avdylaj: Po, Vath Alla është këtu me mua direkt, drejtpërdrejt, live përballë në tavolinë po na dëgjon
Vangjush Dako: E mirë takohemi në Durrës atëherë...
Astrit Avdylaj: Jo, takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi, do takojm atje, nga dreka se s'bën, të mbarojmë pak punë me Anin këtu se tha do shkoj te bashkia tha ai, po e pres te hipoteka vëllai
Vangjush Dako: Mirë, mirë
Astrit Avdylaj: Hajt, të du fort vëllai jot

Ora 20:35
Dako: Përgjimet e sajuara për të justifikuar djegien e mandateve nga PD

Për kryebashkiakun, Vangjush Dako, pas publikimit të këtyre e audio-përgjimeve nga "Bild", qëndron e fshehur pikërisht opozita. Këta të fundit, sipas tij, e kanë përdorur si një formë, për të justifikuar vendimin e tyre drastik për të djegur mandatet. Ai është shprehur i bindur se materialet nga dalë nga Prokuroria, por ka zgjedhur që të mos flasë me emra se për tek cili prokuror dyshon.

"Ndjej një përbuzje që kjo histori është ngritur për të manipuluar opinionin publik, që votat janë vjedhur dhe se mazhoranca aktuale ka ardhur nga votat e vjedhur. PD po justifikon humbjen e tyre me këtë përgjime dhe që protesta e tyre e nesërme të marrë mbështetje. Kjo farsë sajohet që ata kanë të kenë një kauzë për të legjitimuar pse dolën nga parlamenti dhe të baltosin figurë time. Garantoj të gjithë qytetarët që në Durrës votat nuk janë vjedhur, as nga bandat e as nga mazhoranca. Nuk ka ndryshuar rezultati nga manipulimi. Kjo çorbë është gatuar në zyrat e partisë Demokratike dhe e kanë çuar te gazeta gjermane. Pa diskutim që materialet kanë dalë nga Prokuroria", tha Dako.  

Ora 21:43
'Repolitix'/ Dako shuan misterin dhe rrëfen me kë ka folur te 'përgjimet'
  • G.M./B.K./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Qytetari digjital: 08/06/2019 10:14

      Kur bejne si virgjeresha PD-istet te shqyesh veten katersh. A thua ne telefon Paloka dhe Noka flasin vetem me akademike dhe politikane te rendesishem europiane? Sikur nuk dihet si funksionon jeta neper qytetet shqiptare (perjashto Tiranen) dhe cfare fuqie kane ata vrases qe i ka liruar drejtesia e korruptuar dhe u ka dhene statusin e te paprekshmeve apo "te respektueshmeve". Po te ishin ne burg prej kohesh keto llumra, nuk do viheshin njerezit ne siklet tu hapnin telefonin e tu pergjigjeshin me perulesi. I liron drejtesia edhe pse me vrasje mbi supe dhe nje pushtetar i rangut te ulet ndihet i pambrojtur per te kundershtuar kerkesat e krimineleve ne telefon.

      Përgjigju
    • Kshu kot: 08/06/2019 07:26

      Kete kan kap me pras ne dor ky thot jo un po' ky tjetri gjith durrsi e di qe je ordiner shif e mbro bythen tate leje tjetet se je tu u bo si ato grat llapazone

      Përgjigju
    • Popull I rrevoltuar: 08/06/2019 02:40

      Po qe Rama ne krye GJUSH behet prape kryebashkjak iku Rama Gjushin e merr lumi TEK ORGANIZATA KRIMINALE E RILINDJES KA LIGJE TE FORTA DERI ME JETE KUJTONI NJE MOMENT TAHIRIN KODIMI I TE FOLURIT SKENI PARE GJE AKOMA DUKET QE RAMA ZURI MEND NGA KERCENIMI INDIREKT I TAHIRIT DHE PO BEN CESHTE E MUNDUR TE SHPETOJE DAKON SI DUKET DAKO ESHTE ME I RREZIKSHEM SE TAHIRI PRANDAJ RAMA PO JEP MAKSIMUMIN E MBROJTJES DUKE SAJUAR LLOJ LLOJ IVENTESH PER TE TERHEQUR VEMENDJEN E POPULLIT MJER POPULLI CPO DEGJON DHE PESON NGA ORGANIZATA KRIMINALE RILINDJA ERAMES

      Përgjigju
    • Alin: 07/06/2019 23:52

      Po pse nuk e pyete Gjushin per Lul Berisha dhe per Kunatin e tij Plarentin qe ka gjithe karieren e tij si kryebashkiak qe po e degjenerojne dhe nuk ka lene tender pa i dhene atyre nga frika qe i ka. Gjushi je nje i degjeneruar qe sa te biesh nga posti do perfundosh ne burg se te ka shitur dhe Edi Rama

      Përgjigju
    • Oni: 07/06/2019 21:42

      Ore gjushi qeke injorant edhe shume i keq ne shpirt. I zi! Po cpun kan militantet me dit kush puno ne ndermarrje shteterore mo?ore po qeke fare ti, apo ke kthy nai got para emisionit?

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

    Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni