TIRANE – Një komplot kinez për të vrarë Dalai Lamën duke e helmuar. Zbulimi është bërë nga vetë lideri shpirtëror tibetian në një intervistë për britaniken Sunday Telegraph që është publikuar sot.

Sipas Dalai Lamës, 007-at kineze kanë stërvitur disa gra tibetiane që duhet të hiqen si të devotshme të çmimit Nobel për paqen me qëllim helmimin e tij. Informacionet duket se kanë mbërritur nga Tibeti dhe i përkasin edhe mënyrës së planifikimit. Sipas fjalëve të Dalai Lamës, besimtaret false do t’i afroheshin duke kërkuar një bekim nga ai dhe më pas do ta preknin me shallra dhe flokë të helmuara.

(im/shqiptarja.com)