Detaje mbi sulmin me armë kundër biznesit mbrëmë në Fier (VIDEO)

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e mbrëmjes së djeshme në Fier, ku u qëllua me armë zjarri kallashnikov me breshëri në drejtim të një biznesi që merret me pjesë këmbimi të makinave në afërsi të vendit të quajtur "Kryqëzimi i Parkut". Report Tv sjell pamjet e shenjave të plumbave në rrethimin e jashtëm të biznesit, ku fatmirësisht nuk pati të plagosur.

Nga policia e Fierit raportohet se makina tip 'BMW' që u dogj nga autorët pas ngjarjes dyshohet se është e vjedhur, ndërsa targat ishin false, të vjedhura në Elbasan, pasi i përkasin një automjeti tip 'Renault'. Për autorët nuk dihet ende asgjë. Pas ngjarjes, ata dogjën makinën në lagjen "Afrim i Ri" në një rrugë pa krye, ndërsa më pas janë larguar duke përfituar nga errësira.

Pavarësisht se kanë kaluar mbi 10 orë nga ngjarja ende nuk ka një pistë konkrete hetimi, pasi nuk dihet nëse objektiv ishte biznesi apo ndonjë person, që mund të ketë qenë duke kaluar aty në atë moment. Grupi hetimor pritet që të marrë dëshminë e pronarit të biznesit dhe të sekuestrojë pamjet e kamerave të sigurisë së tij, por edhe të tjerëve në atë zonë për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lepri: 04/04/2019 16:08

    Ca ere vjen gjaku se me duket jam plagosur?

    Përgjigju
  • Fieri: 04/04/2019 15:10

    Po ty Ferdinand nga te kemi???

    Përgjigju
  • Fredi: 04/04/2019 10:21

    U ngjallën lalucoleprit gjoksgropë?

    Përgjigju
    • vlora: 04/04/2019 12:19

      e more rob.ir u ngjallen..

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet