Dalin detaje të reja! Si u nda Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Dalin detaje të reja! Si u nda Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Ndarja e tyre përfshihet në listën e atyre që ka bërë më tepër bujë. Çifti i aktorëve Brad Pitt dhe Angelina Jolie duket se ende janë në një ‘konflikt’ që duket të mos ketë zgjidhje.

Edhe pse thuajse tre vjet nga lajmi i bujshëm, vazhdojnë të dalin detaje të reja lidhur me shkaqet që i çuan drejt vendimit përfundimtar.

Angelina Jolie njoftoi se ajo dhe Brad Pitt ishin ndarë pas 12 vjetësh së bashku – përfshirë dy vjet martesë.

Një raport i ri pohon se Pitt nuk e kishte idenë, që Jolie do të dilte në publik dhe të tregonte për ndarjen e tyre.

Ai pas kësaj u ndje i tradhtuar, sepse kur ai e kishte kërëcënuar, se do t’i tregonte shtypit, ajo nuk e ka lejuar.

“The Latin Times” po raporton, se të gjitha thashethemet e ndajres rreth Pitt dhe Jolie para se përfundimisht të dilnin në publik si të ndarë, ishin të vërteta.

Çifti u largua për muaj, por zgjodhi të mbante gjërat private për shkak të filmit të tyre By The Sea.

Jolie e ka shkruar dhe ka drejtuar dramën romantike të vitit 2015, në të cilën luajti ajo dhe Pitt.

Regjisori Ian Halperin thotë, se aktorët e kishin të vështirë të portretizonin një çift të martuar në ekran, martesa e të cilit po copëtohej, ndërsa në të njëjtën kohë po merreshin edhe me problemet e tyre të martesës .

Halperin thotë, se martesa e Jolie dhe Pitt përfundoi gjatë filmimit dhe se Pitt kishte kërcënuar disa herë, se do ta bëjë publike ndarjen e tyre.

Por, ai nuk bëri, sepse Jolie nuk e donte publicitetin negativ. Deri në kohën, që Jolie i tha shtypit, se janë ndarë, në të vërtet ata ishin larguar për pothuajse një vit.

Angelina vendosi ta bëjë për ta provuar Pitt dhe për ta bërë atë të duket keq.

Brad nuk e kishte asnjë ide, se çfarë po i vinte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar