Ja tre kandidatët për Kryeprokuror të Shqipërisë, KLP gati të ndërpresë komandimet

Tre nga katër kandidatët për Kryeprokuror do të mund të vazhdojnë garën për një mandate 7 vjecar. Këshilli i lartë i prokurorisë në mbledhjen e kësaj të enjte vendosi të skualifikoj nga gara për kryeprokuror Lulzim Alushin i cili vinte nga radhët e avokatisë. Sipas asaj që Report Tv ka mësuar, Alushi nuk plotësonte kushtin e të qEnit 15 vjet jurist duke sjellë për pasojë skualifikimin e tij.

Ndërsa tre prokurorët e mbetur në garë, Arta Marku, Fationa Memcaj dhe Olsian Çela rezultojnë se plotësojnë kushtet si dhe kanë kaluar që të tre me sukses procesin e vetting. E ndërsa për pikëzimin mes tyre se cili ka më shumë pikë sipas eksperiencës, karrierës, titujve shkencore si dhe aftësie personale e profesionale KLP vendosi të shtyjë këtë proces për një mbledhje tjetër.

Sipas KLP do të pritet afati i ankimit nëse Alushi do ti drejtohet apo jo gjykatës së apelit administrative, pasi në rast se ai ankohet në gjykatë KLP është e detyruar të pres verdiktin e drejtësisë. Aktualisht në krye të akuzës është Arta Marku e cila u zgjodh për të zëvendësuar përkohësisht Adriatik Llallën por prej dy vitesh ajo mban këtë post pasi procedura për përzgjedhjen e kreut të akuzës ndryshoi.

Por si do të përzgjidhet prokurori i ri? KLP në listën me tre kandidat bënë pikëzimin dhe ja dërgon parlamentit. Parlamenti duhet që me shumicë votash të përzgjedh një nga tre emrat e dërguara nga KLP. Në rast se parlamenti nuk zgjedh me votë mes tre kandidatëve, atëherë KLP emëron kandidatin i cili është renditur i pari në klasifikimin mes tre emrave.

Këtë të enjte KLP kishte planifikuar dhe ndërprerjen e mbi 30 komandimeve që janë aktualisht në detyrë prej kohës së ish kryeprokurorit Llalla, ndërsa gjithcka është shtyrë pasi mes anëtarëve të KLP nuk ka patur dakortësi për këtë cëshjte. Në rast të ndërprerjes së komandimeve me një vendim të KLP, atëherë prokuroria e krimeve të rënda dhe ajo e Tiranës rrezikon të mbeten pa drejtues pasi Donika Prela ka emërim në Durrës dhe komandim tek krimet, ndërsa Elisabeta Imeraj emërim tek krimet dhe komandim si drejtuese e Tiranës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur