VOA: Olsian Çela favorit në garën për kryeprokuror

VOA: Olsian Çela favorit në garën për kryeprokuror

Në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi sot listën zyrtare të kandidatëve në garë për Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Pas vlerësimit të kushteve ligjore, KLP vendosi përjashtimin nga gara të avokatit Lulzim Allushaj, për shkak se nuk plotësonte kriterin e nje eksperience të spikatur 15-vjeçare. Në listë tanime ka mbetur Prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela, Prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj dhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të vijojë me vlerësimin dhe më pas renditjen sipas pikëve të të tre kandidatëve. Në fund do të jetë parlamenti ai që do të marrë vendimin përfundimtar. Emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm kërkon një shumicë të cilësuar me 3 të pestat e parlamentit. Në rast se ku quorum nuk arrihet, atëherë automatikisht, posti i kalon kandidatit të renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Zonja Marku kërkon të marrë një mandat të plotë, pasi u emërua nga parlamenti me një mandat provizor në dhjetor të vitit 2017. Gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë në shënjestër të kritikave, sidomos të opozitës, për zvarritje sipas saj të hetimeve në çështje ku rezuton të implikuar eksponentë socialist, ndërkohë që dhe disa emërime apo lëvizje prokurorësh nga ana e saj janë shoqëruar, shpesh me polemika.

Prokurori Çela shihet si një favorit i fortë në garë. Ai është ndër të paktët që kaloi pa asnjë problem dhe pa ju ngritur asnjë dyshim, procesin e rivlerësimit, në të 3 kriteret e tij, atë formimit profesional, të pastërtisë së figurisë si dhe të pasurisë, kriter i cili ka qenë shkak që ka çuar në shkarkimin e pjesës dërmmuese të gjykatësve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar rivlerësimit, Ndërsa ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të cilën e ka drejtuar dhe për disa vite.

Kandidatja e tretë Memçaj, ishte ndër të parët që kaloi testin e rivlerësimit. Ndërsa ka zhvilluar studime edhe jashtë vendit, ajo ka mbuluar detyrën e Prokurores së Apelit që prej viti 2013, ndërsa më parë ka mbuluar detyra administrative në Presidencë, apo për disa muaj dhe si drejtore kabineti e Prokurorit të Përgjithshëm në periudhën janar-shtator 2013. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja