Zbulohen rusët e përfshirë në sulmin ndaj Skripal, May akuza Moskës: Ju e organizuat! Ministria: S'kemi lidhje me ta

Zbulohen rusët e përfshirë në sulmin ndaj Skripal, May akuza Moskës: Ju e organizuat! Ministria: S'kemi lidhje me ta

Dy agjentët rusë që kanë marrë pjesë në sulmin ndaj Sergei Skripal

Prokurorët britanikë kanë dalë  në përfundimin se Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshirov, janë dy agjentët rusë që kanë marrë pjesë në sulmin me agjentë kimik nervorë ndaj agjentin të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës e tij.

Policia britanike ka thënë se dy rusët kanë udhëtuar me pasaporta ruse dhe kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar para sulmit. Neil Basu, shefi i policisë kundër terrorizmit tha se dy agjentët lëviznin me pseudonime, dhe ishin rreth 40 vjeç. Ata janë fotografuar pranë stacionit të trenit, pak minuta para sulmit ndaj Skripal. Basu ka thënë se gjurmët e agjentit Novichok u gjetën në dhomën e hotelit në Londër, ku dy burrat kishin qëndruar nga data 2 mars deri më 4 mars.

Dy autorët duke lëvizur pranë stacionit të trenit

Kryeministrja britanike Theresa May ka thënë sot në parlamentin britanik se dy të dyshuarit janë oficerë të agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse GRU. May ka përsëritur akuzën se qeveria ruse është e përfshirë në këtë rast.

"Ne kemi të drejtë të themi se për sulmin në muajin mars, përgjegjës është shteti rus", tha ajo.

Por ministria e Jashtme Ruse nuk pranon akuza. Në një tjetër reagim, Ministria thotë se emrat dhe fotot e rusëve të dyshuar për helmimin e Sergej dhe Julia Skripal, nuk kanë lidhje me Moskën. Ministria ka shtuar se këto akuza janë të pabazuara.

"Emrat dhe fotot e të dyshuarve, të botuara në media nuk do të thonë asgjë për ne. Londra të heqë dorë nga akuzat publike dhe manipulimet e medias" dhe të zgjedhë në vend të saj "bashkëpunimin praktik midis agjencive të zbatimit të ligjit". “-tha Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë.

Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia, 33 vjeç, ranë pre e një sulmi me agjent nervor Novichok në muajin mars të këtij viti, por fatmirësisht ata shpëtuan. Ky sulm hapi një valë përplasjeje diplomatike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë. Londra fajësoi Moskën për tentativën e vrasjes, por Moska zyrtare ka mohuar akuzat. Pas sulmit, një valë dëbimi e diplomatëve ruse përfshiu disa vende.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia