
Pas mbylljes së procesit të votimit për balotazhet e zgjedhjeve lokale në 18 komuna në Kosovë, Klan Kosova ka publikuar edhe Exit Poll-in e parë.
Pak pas mbylljes së qendrave të votimit për balotazhet e zgjedhjeve lokale në 18 komuna në Kosovë, kanë dalë edhe projeksionet e para të sondazheve për rezultatet. Sipas rezultateve, Prishtinën e fiton Përparim Rama i LDK-së me 53,62%, ndërsa Hajrullah Çeku i LVV-së që merr 46,38%.
Në Gjilan, triumfon Alban Hyseni i VV-së me 60,40% kundrejt Arbër Ismajli i LDK-së me 39,60%. Në Gjakovë, Ardian Gjini i AAK-së merr 57.20 për qind ndërsa Ardian Gola i VV-së merr 42.80 për qind.
Në Pejë, parashikimet nxjerrin fitues Gazmend Muhaxherin e LDK-së me 57,72 për qind ndërsa kandidati Taulant Kelmendi i VV-së merr 42,28%. Në Mitrovicë balotazhin e fiton Arian Tahiri i PDK-së me 50,34%, ndërsa Faton Peci i Vetëvendosjes 49,66%. Në Fushë Kosovë fiton Valon Prebreza i VV me 53,45% përballë Besnik Osmani së LDK-së me 53,45%. Prizrenin e rimerr Shaqir Totaj i PDK-së me 55.14% përballë kandidatit të VV-së, Artan Abrashi me 44.86%.
Lajmi kryesor:
Balotazhi në Kosovë/ Pjesëmarrja 32.5%! LDK fiton 5 komuna, LVV dhe AAK nga 4, PDK 3! Lista Serbe rimerr Kllokotin! Mamusha me minoritet turk zgjedh KDPT








