Takimi në Llogara ishte hermetik, por Report Tv ka zbuluar fotot nga brenda hotelit në Vlorë ku kryeministri Rama zhvilloi mbledhjet.
Në takim sikur duket edhe nga fotot ishin të pranishëm 13 ministrat, zv/ kryeministrja, por edhe Kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruci me Taulant Ballën, i cili do ta zëvendësojë në krye të grupit Parlamentar të PS.
Pas takimit Rama deklaroi se vendimi i parë i Qeverisë së re do të jetë shpallja e vitit 2018 si viti i Skënderbeut.
“Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse “Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 viti i Skënderbeut” u shpreh Rama.
Mësohet gjithashtu se Rama u ka lënë detyrën e parë ministrave duke u ka kërkuar që deri në fund të këtij viti të dorëzojnë një raport për lehtësimin e procedurave dhe dokumentacionet që mund të shmangen, duke lehtësuar barrën e burokracisë për qytetarët.
Fotot nga mbledhja në Vlore e qeverise 'Rama 2'
dy.b/shqiptarja.com