Dalin në shitje biletat
për derbin e kryeqytetit

Dalin në shitje biletat<br />për derbin e kryeqytetit
Kanë dalë në shitje biletat për derbin e madh mes Tiranës dhe Partizanit që do të zhvillohet ditën e enjte.

Biletat ku do të vendosen tifozët e Partizanit, tribunat B1 dhe B2 do të kushtojnë 2 000 Lekë.

Biletat në Tribunat H1 dhe H2 do të kushtojnë 500 Lekë. Klubi njofton se biletat e sektorëve H1 dhe H2 ku do të akomodohet grupimi "Ultras Guerrils" do të tërhiqen dhe menaxhohen nga vetë grupimi.

Sasinë tjetër të biletave do të mund ta siguroni pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi” duke filluar nga paraditja e ditës së martë.

Biletat e tribunave D1 dhe D2, sektor ku do të vendosen Tirona Fanatics, janë në shitje pranë sporteleve të biletarisë.  A1/A2 - 2000 Lekë, C1/C2/ 500 Lekë dhe D1, D2/ E/ F/ G1/ G2 - 500 Lekë. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve