Dalin në shitje biletat për miqësoren
e luksit Shqipëri-Gjermani më 7 Maj

Dalin në shitje biletat për miqësoren<br />e luksit Shqipëri-Gjermani më 7 Maj
Kanë dalë në shitje nga Federata Shqiptare e Futbollit biletat për miqësoren e luksit mes veteranëve të Shqipërisë dhe Gjermanisë që do luhet më 7 maj në “Elbasan Arena” në 18:00.
 
Në tribunat C1, C2, C3, G1, G2 dhe G3 pas portave çmimi kushton 100 lekë, për tribunat D dhe F bileta kushton 150 lekë, për tribunën E 200 lekë, ndërsa për ato A dhe B është 500 lekë.
 
Pikat e shitjes së biletave pranë stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë dhe pranë biletarisë së stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan.
 
FSHF njofton të gjithë tifozët se stadiumi “Elbasan Arena” është i pajisur me sistemin elektronik te kontrollit të biletave dhe biletat e prodhuara për këtë ndeshje kane elemente sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm ne sy te lire.
 
Në të kaluarën Shqipëria ka luajtur 17 herë me Gjermaninë, por nuk kanë arritur të shënojnë asnjë fitore nga këto ndeshje, duke bërë që rezultati më i mirë nga gjitha takimet të jetë barazimi që është arritur në dy raste.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja