Dalin nga lista 3 kandidatë për AMA
S’plotësonin kriteret e vendosura
Problemet me dokumentacionin kanë eliminuar nga gara tre nga kandidatët për anëtar të AMA-s. Zina Tosku, Romina Kruja dhe Aulon Kalaja nuk kanë plotësuar kriterin e viteve të punës ndaj edhe për ta është marrë vendimi për eliminimin nga gara.
TIRANË - Problemet me dokumentacionin kanë eliminuar nga gara tre nga kandidatët për anëtar të AMA-s. Zina Tosku, Romina Kruja dhe Aulon Kalaja nuk kanë plotësuar kriterin e viteve të punës ndaj edhe për ta është marrë vendimi për eliminimin nga gara.
Komisioni i Medias ka miratuar me konsensus raportin lidhur me listën e kandidaturave për 3 vendet vakante në Autoritetin Mbikëqyrës të Medias. Kryetari i Komisionit, Genc Pollo ka kërkuar më shumë seriozitet në paraqitjen e kandidaturave nga të interesuarit për vendet vakante.
Ndërkohë që ka njoftuar se komisioni do të bashkëpunojë me Ministrinë e Brendshme,
KQZ-në dhe AMA-n, për verifikimin e të gjithë kandidaturave të paraqitura. “Shërbimi i Monitorimit ka konfirmuar që pjesa më e madhe i plotëson kriteret, janë 3 të cilët nuk i përmbushin, kryesisht kriterin vjetërsisë në punë”,deklaroi Pollo.
Ndërkohë që për nënkryetarin e Komisionit, Alfred Peza, për kandidaturat e paraqitura duhet të merret mendimi i specialistëve të qenë prezentë në raste të ngjashme me të dhëna specifike.
Janë 32 kandidatura të cilat do të shqyrtohen nga Komisioni i Media për tri vendet vakante në AMA, ndërkohë që vazhdon të jetë e hapur deri në 21 qershor gara për kryetar të këtij institucioni.
Kandidaturat e paraqitura janë shqyrtuar nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura të Kuvendit, nga edhe ku janë vërejtur shkeljet në dokumentacion të 3 prej kandidaturave.
Ditën e sotme në Komisionin e Medias do të zhvillojnë seancë dëgjimore me pesë kandidaturat e para që sipas renditjes së bërë nga Komisioni i Medias është:
Ani Ruçi,
Andrea Shyti,
Elvi Fundo,
Gëzim Kabashi
Kristaq Skrami
Procesi për plotësimin e vendeve vakante të AMA-s, po shoqërohet me reformimin dhe plotësimin e 10 vendeve vakante edhe në Këshillin Drejtues të RTSH-së.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.4%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7945
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 1400 emigrantë brenda 17 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32