PD reagon pas ekstradimit të turkut pjesë e Gylen: Po shkelen të drejtat themelore të qytetarëve demokratikë

PD reagon pas ekstradimit të turkut pjesë e Gylen: Po shkelen të drejtat themelore të qytetarëve demokratikë

Foto nga Harun Çelik

TIRANË-Pas vendimimit për ekstradimin e mësuesit turk, pjesë e organizatave të Gylen, Partia Demokratike ka reaguar duke e dënuar këtë veprim.

Sipas selisë blu, heshtja dhe zgjedhja e datës 1 Janar për ekstradimin i detyron të kërkojnë trasparencë të menjëhereshme për gjithçka që po ndodh dhe përgjigje nëse veprimet e autoriteteve janë në përputhje me ligjet në fuqi, konventat ndërkombëtare dhe të drejtat e tyre.

PD shprehet se është prioritare për cdo vend demokratik që të të respektojë këto parime, të drejta e detyrime të njeriut.

"Ndërsa mediat po raportojnë me shqetësim për një ekstradim të një qytetari turk sipas tyre në shkelje të ligjit, nuk ka asnjë sqarim të institucioneve shtetërore për këtë ngjarje. 

Heshtja dhe zgjedhja e datës 1 Janar për këtë veprim, na detyrojn të kërkojmë trasparencë të menjëhereshme për cfarë po ndodh dhe pergjigje nëse veprimet e autoriteteve janë në përputhje me ligjet në fuqi, konventat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut?

Është prioritare për cdo vend demokratik, vecanërisht në procesin e integrimit europian, të respektoje këto parime, të drejta e detyrime.

Shkelja e tyre është kthyer në rregull për qeverinë e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Rames" shkruan PD-ja.

Edhe Genc Pollo ka reaguar për ekstradimin e mënuesit turk të dyshuar si pjesëtar të grupt të Gylenit.

Sipas tij të gjitha të drejtat themelore janë shkelur bashkë me ligjet e shtetit e konventat europiane.

"Policia e Lleshit ditën e parë të vitit të ri (e të kryesisë së OSBE-së) e rrëmben turkun dhe e dërgon pako postale aty ku të drejtat themelore të tij nuk mund të mbrohen. Edi Rama thotë unë nuk di gjë se çfarë bën Lleshi im se më duhet të laj duart. Lleshi nuk bëzan ende. Ligjet e shtetit e konventat europiane shkelen me dy këmbë. Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar. Hap tjetër në drejtim të degradimit (banditizimit) të shtetit ligjor. P. S. Kur diçka e ngjashme ndodhi para dy vitesh në Kosovë kryeministri shkarkoi brenda ditës ministrin e brendshëm", është shprehur Pollo.

Kujtojmë që policia shqiptare ka deportuar drejt Turqisë 42- vjeçarin turk Harun Çelik, vetëm pak orë pasi ai u lirua nga qelia e burgut.

5 muaj më parë Çelik u arrestua në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar dhe për këtë shkelje, ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me 5 muaj burgim, dënim ky i cili i mbaroi më 1 Janar.

Harun Çelik dyshohet se është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste. Një person, i identifikuar si Barbarossa Kaya, me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, shkruan se Çelik është një mësues i cili ia doli që të shpëtonte nga përndjekja në Turqi, teksa pretendon se ka kërkuar azil, por shprehet se i është refuzuar kërkesa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë