Megaprojekti "Kanali i Stambollit" do të çlirojë dhe mbrojë ngushticën e Bosforit, i cili përshkon metropolin turk, tha Murat Kurum, ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit.
"Ne e shohim Kanalin e Stambollit si një projekt shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë me strukturat e tij bregdetare, marinat, portet dhe qendrat logjistike", tha Kurum në një fjalim të tij në Kuvendin e Turqisë raporton Anadolu Agency.
Ai theksoi se studimet mbi ndikimin e mundshëm mjedisor të projektit janë afër përfundimit dhe se projekti po bëhet me nivelin më të lartë të ndjeshmërisë mjedisore.
"Brigjet e Bosforit me siguri nuk do të preken nga ndërtimi. Përbërja i tij historike dhe natyrore do të ruhet", shtoi ministri, duke theksuar rëndësinë e projektit si për Turqinë, ashtu edhe për botën.
Kanali i Stambollit pritet të ofrojë lehtësime për trafikun detar të anijeve midis Detit të Zi dhe Detit Marmara, në veçanti trafikun e cisternave nëpër Bosfor.
Gjashtë aksidente të mëdha kanë shkaktuar vdekjen e 100 njerëzve dhe rrjedhjen e 108.000 tonë nafte në Bosfor që nga vitet 1960, rikujtoi Kurum.
"Me Kanalin e Stambollit, ne do të transferojmë ngarkesat nga Bosfori dhe do t'i mbajmë në gjendje më të mirë për brezat e ardhshëm. Projekti gjithashtu synon të parandalojë incidente potencialisht të rrezikshme mjedisore", tha ai.
Kanali i Stambollit është një nga projektet kryesore strategjike të Turqisë dhe planet për të eleminuar rrezikun në rritje të paraqitur nga anijet që transportojnë mallra të rrezikshëm pëmes Bosforit.
Kanali 45 kilometra i gjatë do të ndërtohet pjesën perëndimore evropiane të qytetit dhe pritet të rrisë kapacitetin ditor deri në 160 anije.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.4%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 4500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po pret në radë, Shqiptarja.com sjell pamjet nga afër të kontejnerëve me mbetje të dyshuara të rrezikshme në anijen 'Moliva'
2 Nëntor, 13:55
-
Anija me 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme në Durrës, pret në radën e jashtme! Prokuroria sekuestrohen 102 kontejnerët: Monitorim 24 orë! Rrjeti i Bazelit: Zbuloni origjinën (VIDEO)
28 Tetor, 07:38
-
Anijet me mbetje ankorohen nesër, PD protestë pranë portit të Durrësit
27 Tetor, 12:21
-
Anijet me mbetje të dyshuara të rrezikshme mbërrijnë në Portin e Durrësit me 27 tetor! BAN thirrje qeverisë shqiptare: Beni analizat dhe transparencë
21 Tetor, 13:31
-
'Mbetjet e rrezikshme të Kurum' në Kuvend! Rama në interpelancë: Aludim psikopatologjik i artikuluar nga goja 7 penxherëshe! Bardhi: Kush i lejoi?
12 Shtator, 07:09
-
Bardhi interpelancë nesër në Kuvend për anijen me 816 ton mbetje toksike, burime për Report Tv: I përgjigjet vetë Rama
11 Shtator, 20:24
-
Fatos Çoçoli: Kompani që padisin Shtetin dhe bëjnë kontrabandë? Si po pastrohet Porti i Durrësit
6 Shtator, 10:33
-
Lulzim Basha: Marrëveshja me Kurum si ajo e rafinerisë së Ballshit, SPAK të nis hetimet! Para drejtësisë çdo zyrtar i përfshirë
4 Shtator, 17:49
-
KURUM mbylli aktivitetin, arrihen negociatat për punëtorët, Llatja: Ata që do rrinë në shtëpi do paguhen 35 mijë lekë në muaj, kush punon pagë 100%
4 Shtator, 12:27
-
Opozita kërkon tre ministra të qeverisë Rama në interpelancë! Shehaj pyet Kumbaron për licensimin e kompanisë ‘Sokolaj’ për transportin e mbetjeve
3 Shtator, 17:22
-
Anija me 816 ton mbetje, prokuroria merr mostra për analizimin nëse ishin toksike apo jo! Pritet të dërgohen për ekspertizë jashtë vendit
3 Shtator, 16:59
-
Kontrata u firmos pak ditë para skandalit me mbetjet toksike të Kurum, gjermanët e EMS ‘braktisin’ portin lindor në Durrës! Do të menaxhohet nga kroatët
3 Shtator, 15:36