Shqiptarja.com mëson se bëhet fjalë për Adriano Jaho, 52 vjec, biznesmen dhe pronari i nje hoteli në Vlorë dhe ndihmesi i tij Ariseld Maze 28 vjeç, banues ne Tirane te cilet kane humbur kontaktet para 5 ditësh pasi kishin dalë në det për të provuar një skaf.
Të dy shokët rezultojnë të zhdukur në Durres prej datës 3 korrik, ndërkohë që kishin dalë në det për të provuar mjetin pasi e kishin riparuar në një servis në Durrës. Mesohet se mjeti i zhdukur është motoskaf me një gjatësi 8 metra e 20 me dy motorra 250 Merkuri, me dokumentacion te rregullt.
Familjaret kane bere denoncimin ne daten 5 Korrik.
Ata thone se biznesmeni ka pasur nje bisede te fundit me SMS me nje mikun e tij duke i thene “Hajde me sill karrel se mjeti po merr uje”.
Pas kesaj telefonat e tyre rezultuan te fikur.
Si Jaho dhe Maze ishin te apasionuar pas peshkimit dhe njohes te mire te detit.
Policia kufitare vijon kërkimet, por familja akuzon autoritetet përkatëse për neglizhencë.
Familjarët e të humburve Adriano Jaho dhe Ariseld Maze bëjnë apel për gjetjen e 52 dhe 28 vjeçarit, ndërsa djali i biznesmenit Fabion Jaho dhe babai i 28- vjeçarit të humbur Përparim Maze flasin rreth ngjarjes së ndodhur dhe si kanë humbur kontaktet me të afërmit e tyre.
Ata shpresojne qe Adriani e Ariseldi te jene gjalle.
(Adriano Jahaj, 52 vjeç) (Ariseld Maze, 28 vjeç)
Ora 16:30 Djali i biznesmenit: I kapur policia dhe e mban te fshehte
"I ka kapur policia dhe thjesht na i mbajne te fshehte se te humbe njeriu ne mes te Korrikut, kjo nuk ka ku te veje, babai im ka qene njeri i detit dhe nuk humb kollaj ne det. I kerkojme ndjese shtetit, aman te na thone qe jane mire".
Keshtu shprehet, Fabio Jaho, djali i biznesmenit, Adrian Jaho i cili thotë se ka ardhur nga Italia sapo nëna e tij e ka njoftuar mbi zhdukjen e të atit.
Fabio shprehet se pavarësisht se kanë denoncuar në polici zhdukjen e babait dhe ndihmësit të tij, efektivët u kanë thënë të mos shqetësohen se gjithçka do të ishte në rregull, ndersa me pas nuk kane dhene asnje pergjigje mbi ngjarjen.
“Kam qenë në Itali kur më ka marrë mamaja në telefon,e cila më ka thënë se babai kishte shkuar në Durrës për të provuar skafin pas servisit duke dalë në det dhe nuk ka ardhur më. Ndërkohë në datë 5 korrik vëllai ka shkuar ka bërë edhe një denoncim në polici. Sipas asaj që jemi informuar kontakti më babanë ka qenë kur ka dalë në det së bashku me një shokun e tij, ndërsa më pas telefonat dilnin të fikur, nuk kishim asnjë kontakt.
I fundit që ka kontaktuar me babanë ka qenë një shoku i tij, i cili madje ka ardhur në shtëpinë tonë dhe në telefonatën e fundit babai ka thënë, që ‘nxirrni karrelin se skafi po fut ujë, dhe pas këtij momenti nuk ka patur më asnjë kontakt tjetër ,telefonat ishin të fikur dhe vendndodhja nuk dihet’. Kemi patur kontakte me policinë që në momentin e parë kur kemi bërë denoncim, ka vajtur vellai ne daten 5, edhe më pas, vetëm na kanë thënë që të mos shqetësohemi. Kemi shkuar prape por as nuk na kane thene asnje gje, nuk japin llogari per gje. Babai nuk ka pasur asnjë kërcënim, apo të kemi ndonjë problem tjetër, kjo është e çuditshme që ka ndodhur".
Fabio bën habi se skafi nuk ka qenë larg as 3 milje nga bregu i detit në kohën kur ka ndodhur problemi me skafin. Ai pohon se një problem të ngjashëm i ati ka pasur dhe në nëntor të vitit të kaluar.
“Nga ajo që dimë babai dhe djali tjetër kanë marrë skafin dhe e kanë nxjerrë në det pas servistit se tapat kishin zene akull. Se kur i jep mjetit nga forca del vete uji, hapen tapat. Dhe nuk kanë qenë më shumë se 2-3 deri pesë milje larg bregut, hajde dhe 5 se nuk e di te sakte, ndaj edhe na duket e çuditshme ngjarja. NUk eshte hera e pare per babain tim qe ka ndodhur. Babai ka pasur edhe një herë tjetër problem në nëntor të vitit të kaluar, kur i mori ujë skafi,por ai e kishte pasion detin. Nga ajo çfarë mund të themi mendohet që skafi ka marrë ujë. Babai im eshte qejfli deti, njeri i detit, tere jeten anes detit, ne detin nuk e leme dot, ca ti bejme hallit qe ra”, konfirmon djali i biznesmenit.
Ora 16:00 Babai i 28-vjecarit të zhdukur: Presim të na thonë, e gjetëm gjallë!
Ndërkohë Përparim Maze, babai i 28 vjecarit pranon se i biri e kishte pasion detin dhe qe te vogel e merrte me vete per peshkim ne det. Përparimi ushqen ende shpresat se i biri pavarësisht se 5 ditë i zhdukur është ende i gjallë.
“U largua dhe më tha se do të provonin një mjet lundrues dhe do të ktheheshin brenda ditës, ndërsa më pas qe kur iken nuk kemi pasur asnjë informacion. Ne merreshim me peshkim dhe djali që i vogël ka qenë det, e merrja me vete ndërsa nuk kemi pasur asnjë kontakt prej ikjes së tij në Durrës. Ai ka harruar dhe telefonin ne shtepi dhe nuk e kishte me vete ate dite”.
Babai i të riut mohon që djali të ketë pasur probleme.
“Nuk kemi asnjë problem as ne si familje dhe as djali, ai është i qetë shikon punën e tij. Nuk e dimë presim, kemi bërë denoncim kemi shkuar deri ne Interpol nuk dime ku te perplasemi, Sot kam nje apel, dhe ajo që duam është vetëm të dëgjojmë fjalët që është mirë,është gjallë. Apeli jonë është vetëm jeta e tyre të jenë mirë, asgjë tjetër”, shprehet Perparim Maze.