TIRANE - Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak një pjesë e projektvendimeve janë miratuar me të gjitha vota e këshilltarëve. Ndërsa Projektvendimi i bashkisë për ngritjen e memorialit “POSTBLLOK” edhe pse është miratuar, ka pasur debate të forta.

Këshilltari i majtë Ervin Bushati me një fotografi në dorë i ka treguer kryetarit të Bashkisë Lulëzim Basha, se punimi aty ka filluar ende pa u miratuar vendimi. Ndërsa Basha i është përgjigjur se “Bashkia ka të drejtë të bëjë sistemime”. Ky vendim u miratua, ndërsa Bushati votoi kundër këtij vendimi.

Ndërsa vendimi për dhënien e titullit “Mirënjohje e Tiranës” Veli Rada”, u miratua vetëm me votat e këshilltarëve të djathtë, ky vendim kaloi me 28 vota pro dhe 23 abstenim. Kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi, i ka thënë kryetarit të Bashkisë se me vendosjen e bustit të Jeronim De Radës në Tiranë jeni duke zbatuar programin e opozitës për një Rilindje Shqiptare.

“Ndaj bëni mirë që ndiqni Rilindjen hap pas hapi deri në fitoren e Partisë Socialiste!”, u shpreh Dalipi. Debate të shumta ka patur edhe projektvendimi për “Miratimin e Listës së Pronave të Paluajtshme të cilat janë nën juridiksionin e Bashkisë”.

Pasi këshilltarët e majtë akzuan se plani i ri shkatërron zonat e gjelbërta. Kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi “Po shkatërroni Tiranën ekziston një diferencë e madhe të flaseëh mirë dhe bukur dhe të shkatërrosh mirë dhe bukur.

Gjatë një viti e gjysmë që është kryetar zoti Basha ka pasur vetëm shkatërrim të objekteve dhe asnjë ndërtim apo rregullim. Duhet të marrë fund praktika e të folurit për paraardhësin. Flisni për sekserë dhe dosje. Nëse i dispononi nxirrini këto dosje dhe fakte, mos flisni në tym” u shpreh Dalipi Ndonëse ky projektvendim pati debat ai u miratua.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)