TIRANE- Dy problemet me të cilat përballen kryeqytetasit dhe që kanë të bëjnë me plehrat dhe parkimet vend e pa vend, janë bërë pjesë e bisedës sot në studion e “A1 Report”. Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, ka ngritur zërin bashkë me qytetarët në lidhje me situatën e plehrave që haset kudo në kryeqytet, dhe është bërë shqetësuese. Ndërkaq, shtrohet nevoja që të merren masa për ndërmarrjen e aksioneve për përmirësimin e situatës, dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të hedhur mbeturinat në vendin e duhur.
Sipas kryetarit të Këshilltarëve Bashkiake, Aldrin Dalipi, një tjetër problem që duhet të marrë zgjidhje është parkimi i automjeteve në vende të palejuara, ku në jo pak raste bllokojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve, apo edhe makinave të tjera.
“Të mendosh se ke marrë votën e kryeqytetasve për të miradministruar qytetin, besoj se është përgjegjësi për të bërë këtë punë. Nuk duhet të ndodhë që ngjarje të tilla të përsëriten në mes të ditës apo në mes të kryeqytetit. Secili duhet të bëjë detyrën e vet”, tha Dalipi.
Duke u ndalur tek prishja e ndërtimeve pa leje, Dalipi ka inkurajuar Policinë e Shtetit në aksionin që ka nisur në të gjithë territorin për prishjen e ndërtimeve pa leje, “pasi kështu do të kthehet besimi i qytetarëve”.
Më tej, Dalipi tha se shumë shpejt do të fillojë puna në Këshillin Bashkiak në mënyrë që qytetarëve të Tiranës t’u ofrohet shërbimet e duhura.
“Modeli i qeverisjes së bashkisë është i parë në sytë e qytetarëve, ne si këshilltarë, dhe si mazhorancë në Këshillin Bashkiak, do përpiqemi që shumë shpejt mazhoranca të fillojë punën në Këshillin Bashkiak duke ndërmarrë iniciativa të ndjeshme në funksionin të qytetarëve, sa i përket shqetësimit të plehrave, të parkimeve. Vetëm kështu qytetarëve do t’i ofrohen shërbimet e duhura”, u shpreh Dalipi.
Ndërsa me tej shtoi se “sa i takon tramvajit, them se janë ndër premtimet e pambajtura të zotit Basha. Qytetarët e Tiranës e kanë kuptuar dhe e treguan edhe në 23 qershor, mendimin që kanë për mënyrën e administrimit të Tiranës. Shumë shpejt do t’i rikthehemi Këshillit Bashkiak, duke lënë pas historinë e çelësave, bravave. Është mirë që rruga e dialogut ndërinstitucional të rikthehet një orë e më parë, dhe që instrumentet e duhur të vendosen në funksion të qytetarëve”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com