TIRANE - Të premten shumica e Këshillit Bashkiak të Tiranës do të thërrasë mbledhjen e Këshillit për të votuar shkarkimin e kryetarit aktual Njazi Kosovrasti.
Njoftimi është shprehur nga kreu i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi, i cili kishte paralajmëruar më herët në studion e A1 REPORT, se pas bashkimit të votave të PS me LSI, Kosovrastit i kishin mbetur shumë pak ditë për të thirrur Këshillin, afat i cili sipas Dalipit ka mbaruar.
Përmes rrjetit social Tuitter, Dalipi, emri i propozuar nga koalicioni PS-LSI për të zëvendësuar Kosovrastin, shkruan se Basha ka hyrë në ambientet e këshillit bashkiak dhe i ka kërkuar sekretarit të ndalojë njoftimin për mbledhjen.
"I bëjmë thirrje z.Basha të ruajë qetësinë dhe të respektoj ligjin. Ky është vullnet i shumicës, jo i një individi. Keqardhje për veprimin e tij! Le ta mbajë vulën në xhepin e tij se mbledhjen nuk e bllokon dot. Shumica respektoi gjithë afatet ligjore. Nuk i shkon z.Basha të fsheh vulen! - përfundon, kreu i të majtëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi.
Me largimin e LSI-se nga koalcioni qeverisës dhe bashkimin në koalicionin parazgjedhor të së majtëve, PS dhe LSI bashkuan votat në të gjitha bashkite dhe njësitë vendore, por dhe në Tiranë duke formalizuar shumicën absolute.

(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com