TIRANE - Tenderi 20 milionë eurosh për dixhitalizimin e shërbimeve radio-vizive është konsideruar si i dyshimtë dhe abuziv nga deputeti socialist Alfred Dalipi. Këtë tender që po zhvillohet me shpejtësi në prag të zgjedhjeve nga qeveria dhe jo nga RTSH-ja, me një vlerë dy herë më të madhe se mendohet, në rrethana të nxituara, e denoncoi ditë më parë, "Shqiptarja.com" . Dalipi ka sqaruar sot në studio, pikërisht ata elementë që e bëjnë tendrin, abuziv. Më poshtë, intervista e tij për "A1Report!":

Duhet të jetë Ministria e Inovacionit, Qeveria, ajo që duhet të bëjë një tender për dixhitalizimi e medias audiovizive?

Në jo më pak se sa një javë kemi sqaruar tërësisht momentet, që ishin historike, të zbatimit të ligjit të ri, sepse ka pasur një ligj më përpara për transmetimet radiotelevizive , i cili ishte një amendim tërësor për transmetimet radiotelevizive dhe pse ishte e rëndësishme që ligji të parashikonte risinë e tregut, të parashikonte tërësisht atë hov që bënë mediat në transmetimet numerike dhe nuk parashikoheshin me ligjislacion.

Realisht, nëse ligji do të respektohej në risinë e vetë, duhej t’i lihej dhe pavarësi tregut. Në rastin konkret është shumë e rëndësishme për të thënë që asnjëherë pushtetet nuk i lënë hapësira të lira tregut mediatik, nuk i lënë hapësira të lira fjalës, nuk i lënë hapësira shtypit.

Me prokurimin që po kryhet, qeveria merr përsipër të kryejë një tender për llogari të transmetuesit publik. Është tërësisht në kundërshtim me tenderin, tërësisht me
frymën europiane, kundër çfarë është parashkruar në ligjin 97 të vitit 2013, një ligj që pretendojmë të ketë standarte europiane.

Nuk mundet një qeveri të marrë përsipër të kryejë një prokurim dhe veprim për llogari të transmetuesit publik. Statusi i transmetuesit publik i Radio Televizionit Shqiptar është tërësisht jashtë oborrit të një qeverie dhe të pushteteve. Rregullohet me një ligj të veçantë, ndaj edhe administrimi i tij bëhet nga organe të zgjedhura nga parlamenti dhe nga organe që zgjidhen nga këshilli drejtues. Pra, është tërësisht i pavarur nga strukturat qeveritare; i pavarur nga pushtetet ekonomike dhe ato shtetërore. Në rastin konkret, ministri Pollo ka marrë përsipër, me autoritetin e tij të kryejë një prokurim public, një tender për llogari të aktivitetit të transmetuesit public. Kjo është kontestuar jo vetëm nga ne si përfaqësues të opozitës, por edhe të komunitetit ndërkombëtar.

Kompetencë e kujt është?
Po ngrihet një aktivitet ekonomik për llogari të transmetuesit publik. Pra, do të ngrihen 2 rrjete numerike për transmetuesin publik. Një rrjet do të jetë kombëtar për transmetuesin numerik që do transmetojë 20 programe ose dhe më pak nëse do të transmetohen në formatin HD dhe një tjetër do të jetë i përbërë nga 11 platforma locale, të cilat do të konsiderohen si platforma kombëtare, që do të shërbejnë për të transmetuar operatorët lokalë.

Kjo bëhetpër t‘i krijuar infrastrukturë operatorëve lokalë komercialë apo privatë. Në rastin konkret, edhe kjo e centralizuar dhe organizuar nga qeveria, përbën një kolektivizim apo vasalizim të operatorëve që do të thotë: tenderin do ta bëjë qeveria; operatorët, edhe kur t’i zgjedhë Radiotelevizioni Shqiptar apo qeveria, se do të jenë ata të përzgjedhurit, do të duhet një studim fizibiliteti ose një parakontraktim, se nuk mundet që të bëhet tenderi 20 milionë euro(shifra e përcaktuar jo më pak se 20 milionë euro, kaq e ka përcaktuar ministri i Inovacionit) dhe në një shifër të tillë, në platforma të tilla dhe investime të tilla, do futen operatorët privatë.

A mundet të flasim që ka një studim tregu që operatorët e tregut kanë mundësi ekoknomike të futen në këto platform numerike? Këtë nuk e ka bërë. Nuk është bërë asnjë studim.

Ky është një moment i errët , ngërç i procedurave...
Moment i errët është mungesa e publikimit sipas rregullores që ka miratuar vetë z.Pollo në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik; moment i errët është publikimi i këtij tenderi në një gazetë me shpërndarje në Europë, në gazeta me shpërndarje lokale, pra kombëtare në Shqipëri. Të gjitha këto përbëjnë moment të errëta. Të gjitha këto përbëjnë momente të errëta që ky tender zhvillohet në fshehtësi.

Nëse z.Pollo ka dëshmi që këto janë realizuar mbas shpalljes dhe këtyre urdhërave të nxjerra nga ai, këtu mund të themi që kemi të bëjmë me një tender transparent, por prapë në kundërshtim me ligjin, sepse po blen statusin e transmetuesit publik. Ne jemi tërësisht në kundërshtim me zhvillimin e këtij tenderi nga qeveria. Këtë tender duhet ta zhvillojë transmetuesi publik. Ai ka kapacitetet teknike, ai ka burimet njerëzore. Z.Pollo po zhvillon një tender, por nuk ka njerëzit.
Komisioni që ka ngritur është nga Radiotelevizioni Publik, nga KKRT dhe AKEP-i. Pra nuk ka njerëz. Është ministër pa portofol. Në rastin konkret tenderi është tërësisht me element elektoralë, elementë korruptivë.

Fakti që po bëhet përpara 23 Qershorit, duhet të përmbyllet përpara zgjedhjeve parlamentare… A ka ndonjë kusht nga BE?
Qeveria ka një detyrim në bazë të ligjit, që qeveria duhet të asistojë rregullisht transmetuesin publik kur bëhet fjalë për risi teknologjike. Por duhet të asistojë me financa, t’ia akordojë transmetuesit publik dhe transmetuesi publik të arrijë të realizojë projekte.

Financimi i projekteve për risi teknologjike është detyrim ligjor. Kurse detyrimi që ka qeveria në raport me këtë është vetëm thjesht të stimulojë tregun, privatët, autoritetin rregullator dhe transmetuesin publik që të respektojnë datën 17 qershor të vitit 2015 që gjithë tregu të dixhitalizohet; të nxisë tregun që të respektojë këtë datë.

Përtej kësaj date fillojmë që të futemi në një “blackout”. Ajo që është e rëndësishme duhet të themi që është zgjedhur një procedurë tërësisht antiligjore. Procedurë me negocim. Procedura me negocim do të thotë që ai të zgjedhi kontraktuesin dhe të negociojë në tavolinë dhe ka zgjedhur të negociojë javën e fundit të zgjedhjeve. Kjo është një çmenduri. Të arrish të bësh 20 milionë euro prokurime në javën e fundit të zgjedhjeve do të mendojmë që ndrrohet pushteti; të kontraktojë javën e fundit të zgjedhjeve një prokurim 20 milionë euro për të bërë një hov cilësor që nuk e ka bërë në 70 vjet transmetuesi publik.

Dhe procedura me negocim është kur kjo ministri duhet të kishte zhvilluar 2 procedura të tjera dhe këto procedura të rezultonin të pasukseshme. Pra, të mos zhvilloheshin, sepse nuk do të ofrohej asnjë ofertues. Dhe në rastin konkret, z.Pollo, me rregulloren e vet, ka zgjedhur procedurën me negocim pa zhvilluar asnjë proces. Kjo në kundërshtim dhe me ligjin për prokurimet publike dhe ligjin për transmetimet radiotelevizive.

Të dyja këto e bëjnë tenderin të qëllimshëm, abuziv, tërësisht me efekte elektorale dhe përtej efekteve elektorale, krijon pozita vasaliteti me operatorët locale, që do të thotë se do të përzgjidhen operatorët para se të bëhet zgjedhja; mund të ketë dy parakontrata për këto dy platforma, kjo që është dhe do të zgjidhen dhe operatorët që i bëjnë fresk qeverisë.

Kjo bie në kundërshtim dhe kjo tjetra bie në kundërshtim dhe veprimi i kryer nga i z.Pollo bie në kundërshtim edhe me urdhrat që ka nxjerrë ai vetë , me rregulloren e tenderit.

Çështja e dixhitalizimit të medias audiovizive ka qënë e prekur vazhdimisht nga BE edhe përsa i përket transparencës. Në këtë kuadër, sa i përgjigjemi ne pozitivisht?
Kësaj kërkese ne mund t’i përgjigjeshim me hapa normalë dhe hapat normalë do të ishin që qeveria të jepte garanci bankare, siç do t’i japë në rastin konkret, transmetuesit publik, të zhvillonte procedurë të hapur ndërkombëtare kundrejt të gjitha kushteve që parashikohen në ligjin për prokurimet publike, për transmetimet audiovizive dhe transmetuesi publik, që ka kapacitete teknike, burime njerëzore, sepse në gjithë aktivitetin e vet menaxhon kapacitete financiare që janë të konsiderueshme dhe ka njerëz që mund t’i administrojnë procedura të tilla prokurorimi, ta kryente brenda një afati kohor shumë të shpejtë, brenda tre muajve, që ditën që ka hyrë ligji dhe pa asnjë ndikim pushtetor, qeveritar apo ministror.

Në rastin konkret z.Pollo ka marrë përsipër një veprim, që e rëndon pushtetin e fjalës, pushtetin e medias në Shqipëri. Do të jetë një veprim që do të konsiderohet nga raportet ndërkombëtare si një ndërhyrje e qeverisë në media, në fjalën e lirë.

Që në vitin 1998, është i pari veprim që merr qeveria për llogari të transmetuesit publik. Nga 1998, kur ka hyrë në fuqi ligji 8410, asnjëherë qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë një veprim për llogari të transmetuesit publik. Asnjëherë publikisht! Ky është veprim publik, që e kompromenton pushtetin e medias, që e kompromenton rolin e transmetuesit publik, kompromenton edhe të gjitha veprimet e qëllimshme për të mos zëvendësuar të gjitha vendet vakante dhe përfundimin e mandateve në transmetuesin publik dhe në KKRT.

KKRT-ja në rastin konkret duhet të reagojë. Nuk reagon sepse është tërësisht e njëanshme dhe e ngjyrosur dhe përbëhet nga tre vetë që përfaqësojnë vetëm mazhorancën, vendet e tjera janë vakante, kurse RTSH-ja ka një drejtor që i ka mbaruar mandati prej një viti e gjysëm dhe një këshill drejtues që i ka mbaruar mandati prej një viti. Të dyja janë tërësisht të ekzekutuara dhe të paralizuara.
 
Ne, deri dje, në Kuvendin e Shqipërisë diskutuam për një mandat që ishte në kundërshtim me ligjin, që priste barazpeshimin, paritetin, çfarëdolloj integriteti të individit. Pariteti nuk ekziston, po nuk ekziston as institucioni, i ka mbaruar mazhoranca. Është parlamenti që duhet patjetër të rregullojë këto gjera që nuk funksionojnë. Heshtja që bën transmetuesi publik, drejtori i Përgjithshëm, organet ekzekutive , këshilli drejtues në raport me këtë tender antiligjor dhe që po blejnë statusin e transmetuesit publik, është një heshtje antiligjore dhe me këtë heshtje ata justifikohen.

Unë e them edhe se kontraktuesit dhe ofertuesit nuk duhet t’i afrohen, sepse çdo ofertues më parë lexon edhe ligjin për prokurimet publike. Ky bie ndesh me ligjin për prokurimet publike.

Çfarë propozoni z.Dalipi?
Unë propozoj dëshirën e mirë të qeverisë që t’i hapë rrugën transmetuesit publik, të zhvillojë këtë prokurim, të zhvillojë infrastrukturën, me të cilën kam parasysh që transmetuesit publik t’i miratojë garancinë bankare, atë që do t’i miratojë pas këtij tenderi, për kontraktuesin.

Pra, transmetuesi publik të hapë procedurën e prokurorimit, ta bëjë në respekt të ligjit dhe besoj se ka pasur shumë pak kontestime për respektimin e ligjit - ky është kontestim për z/Pollo, për Qeverinë- kurse për transmetuesin publik, hapja e ofertës, publikimi në gazetat ndërkombëtare, lokale, në buletin etj, dhe lënia në të drejtën për ta administruar sipas ligjit këtë korporatë radiotelevizive do të ishte ajo që të nderonte edhe qeverinë, edhe z.Pollo si ministër i linjës që mund të nxiste zhvillimin ekonomik dhe transmetuesin publik si lider që duhet të tërhiqte transmetuesin public nga pas.

Nëse këtë do ta zhvillojë në mënyrë të pavarur transmetuesi public, radiotelevizioni, pra nëse i krijohet kjo mundësia financiare, që të kreditohet, sepse në rastin konkret atë do ta kreditojnë bankat, do ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë dhe nëse do ta zhvillojë radiotelevizioni public, pra ai që do ta paguajë, këtu kemi të bëjmë me respektim të ligjit dhe në rastin konkret rtsh para se ta zhvillojë këtë tender duhet të bëjë studimin e fizibiliteti dhe projektin teknik.

Studimi i fizibilitetit duhet për të parë nëse ka treg për ta thithur këtë “netëork” lokal dhe nëse ka fuqi, sa është fuqia ekonomike që të dijë se cilët do jenë blerësit e këtyre platformave, të dijë cilët do jenë programet apo kanalet që do të futen në to dhe nga ana tjetër për projektin teknik, sa vlen.

Se z.Pollo ka thënë jo më pak se 20 milionë euro, ndërsa në dijeni time z.Pollo nuk është ekspert i fushës, ndërsa unë kam 20 vjet që punoj në këtë fushë. Në dijeninë time kjo vlen dy herë më pak. Atëherë , RTSH duhet të bëjë edhe studimin teknik dhe të dyja bashkë të hidhen në ofertë për konkuruesit që duhet ta fitojnë këtë prokurim. Kjo mund të realizohet në jo më shumë se tre muaj, respekton ligjin për prokurimet publike, respekton statusin e transmetuesit.

Brenda kësaj, z.Pollo realizon misionin e vet, të qeverisë që ka nxitur tregun; transmetuesi publik ka zbatur ligjin , ka zbatuar edhe ligjin për prokurimet publike dhe ne të gjithë mbetemi të kënaqur, sepse kemi një studim fizibiliteti që do t’i krijojë mundësi tregut komercial për këto 11 alotmente dhe platfoma numerike lokale, por do t’i krijojë mundësinë e dhe transmetuesit publik që të shpërndahet numerikisht në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Kjo është normale dhe nuk mundet të dalim ne në në studio, se e kemi thënë edhe gjatë diskutimit të ligjit e në të gjitha debatet. Nuk mund të ndërmerret, sidomos një muaj para zgjedhjeve. Kjo e bën të paragjykuar z.Pollo edhe unë i bëj apel për projektin teknik që e ka të shënuar në projekt se duhet t’i paguhet një neozelandezi. Është mirë të mos bëhet. Çdo para që mund të përfundojë në Zelandën e re apo në Qipro është para e identifikueshme. Z.Pollo është mirë të heqë duart nga gjërat që janë të paligjshme dhe qeveria të krijojë statusin që tranemstuesi publik të jetë i pavarur dhe të kryejë misionin e vet


Redaksia online
(v.gj/ar.sh/shqiptarja.com)