Dalja e përgjimeve të reja, socialistët: Të hetohen prokurorët, janë të politizuar

Dalja e përgjimeve të reja, socialistët: Të hetohen prokurorët, janë të politizuar

Ulsi Manja

TIRANE-Në komisionin e Ligjeve është diskutuar sot rezoluta për Prokuroren e Përgjithshme, por dita përkoi me daljen e përgjimeve të reja nga 'Bild' mes anëtarit të bandës së Shijakut, Astrit Avdyli dhe kryetarit të bashkisë së Durrësit Dako, drejtorit të Ujësjellësit të Shijakut, kryetarit të bashkisë po të këtij qyteti, por edhe kandidatit aktual për kryetar të bashkisë dhe zyrtarëve të tjerë lokalë e votues.

Përgjimet kanë dalë nga prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi vetëm ajo i disponon CD-të. Nisur nga ky fakt, pra i nxjerrjes së sekretit hetimor dhe publikimit të përgjimeve që koiçidoi me seancën e sotme, socialistët ngritën shqetësimin për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Bashkim Fino ka kërkuar që të  hetohen prokurorët kur nuk e ruajnë sekretin, ndërsa Spartak Braho theksoi se kemi prokurorë të politizuar, që përdorin informacionet e marra nga hetimi për të goditur palën tjetër.

Diskutimet në Komision
Vasilila Hysi: Projektrezoluta për prokurorinë e përgjithshme. Në rezolutë është vënë në dukje nevoja për rritje të hetimeve pasurore, pasi janë të ulura. Është kërkuar rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me agjencitë e huaja. Është theksuar nevoja e hetimeve proaktive nga prokurorët për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Detyrat janë të shumta.

Veçoria e p/rezolutës është se kemi parashikuar rekomandime dhe afate, ku prokurori përgjithshëm duhet të sjellë raporte në kuvend, pa pritur raportimin vjetor. Brenda nëntorit prokuroria duhet të sjellë raportin për luftën kundër korrupsionit.

Të sjellë në kuvend të udhëzimet që nxjerr prokurori i përgjithshëm. Brenda shtatorit të sjellë një kalendar trajnimi për policinë gjyqësore. Brenda dhjetorit të raportojë për zbatimin e kodit të drejtësisë penale për të mitur.

Bashkim Fino: Sugjeroj ruajtjen e sekretit hetimor. Ndoshta duhej vënë si pikë më e rëndësishme. Ndoshta duhet rregulluar edhe me masat konkrete kur nuk garantohet sekreti. Të hetohen prokurorët kur nuk e ruajnë sekretin. Ja të shkojnë edhe ata prokurorë të përballen me hetimet penale.

Fatmir Xhafaj: Tek pjesa e rekomandimeve, cështja themelore është zbatimin, sjelljen, efektshmërinë e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese për prokurorinë në funksion të luftës kundër kriminalitetit. Kemi bërë ndryshime kushtetuese dhe ligjore dhe duhet të bëjmë vlerësim se cili ka qenë impakti.

Prokurorja e përgjithshme ka detyrimin e nxjerrjes se udhëzimeve dhe bashkëpunimin me organet përgjegjëse. Me rezolutën duhet të dërgojmë mesazhe për prokurorët, mbështesë cështjen e sekretit hetimor. Duhet ndërhyre, sepse u bë rregull. 

Kemi akuza nga vende të ndryshme për kriminalitetin shqiptar. Prokuroria duhet të reagojë, sepse nuk është vetëm cështje e qeverisë. Duhet më tepër transparencë. Ta informojë prokuroria publikun, jo thashethemet e pazareve.

Spartak Braho: Ruajtja e sekreti hetimor ka të bëjë me suksesin e përfundimit të procesit hetimor dhe dërgimit të cështjes në gjyq. Kemi prokurorë të politizuar, që përdorin informacionet e marra nga hetimi për të goditur palën tjetër.

Vasilila Hysi: Nuk kemi pse t'i vëmë rekomandime për ruajtjen e sekretit hetimor, pasi është percaktuar në kodin e procedures penale ruajitja e sekretit hetimor.

Ulsi Manja: Ka një udhëzim për sekretin hetimor nga prokurori i përgjithshëm. Duhet të vemë theksin tek ndjekjen dhe zbatimin e këtij udhëzimi, që do të bëjë që nxjerrja e sekretit hetimor do trajtohet si vepër penale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • teks: 05/06/2019 16:31

    nese kane vjedhur vota e lek te vene ne te semes me soj e me fis gjithe politikanet..pse mos te vene zoti pjerin?

    Përgjigju
  • Tironsi: 05/06/2019 16:29

    Po' ti Pjerin o tradhtare o i pa bese, e din se ka ke ore ne bese, po' te genjen mendja se do fitosh ne Lezhe,perndoj ai diell,kot e ke se dyshe di hashe kur te kete zgjedhje se me 30 qeshor nuk ka zgjedhje

    Përgjigju
  • Ilir: 05/06/2019 14:21

    Te futen ne burg te gjithe politikanet qe bejne aleance me kriminelet...! Bravo prokuroret! Populli duhet ta marre vesh se kush na drejton.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 05/06/2019 13:53

    Bravo mediave dhe mos ti djegin ketij plehre Manja qe kafut te gjithe te afermeit e vet e pune shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)