Dallëndyshe Bici mori drejtimin e Kadastrës, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili 'i zë vendin', emërohet në krye të IKMT

Dallëndyshe Bici mori drejtimin e Kadastrës, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili  'i zë vendin', emërohet në krye të IKMT

Agim Ismaili dhe Dallëndryshe Bici

TIRANË- Agim Ismaili do të jetë kreu i ri i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Ai vjen në vend të Dallëndyshe Bicit, pasi kjo e fundit mori drejtimin e Kadastrës, pas shkarkimit të Artan Lames.

Më parë Ismaili ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ku do të mbahet mend për implementimin e sistemit 41 bis. Ai gjithashtu ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, si dhe postin e nëndrejtorit të pastrimit të Parave.

Agim Ismaili është diplomuar për Inxhinier elektroteknik për energjetikën në vitet 1987 – 1992. Ismaili ka kryer master shkencor në Akademinë e Rendit për specialist i lartë policie në vitet 1997 – 2001 dhe më pas, ka kryer edhe studimet e larta për Drejtësi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Respekt: 17/03/2023 19:16

    Po pse jo,Kolonel Mit'hat Havari!Ai ka qënë Luan,trim e sypatrembur!

    Përgjigju
  • Ngelsi: 17/03/2023 14:45

    Ka 33 vjet që ky vend nuk "prodhon" njerëz të ditur ... Mbetëm në të njëjtin rreth vicioz, në të njëjtat kushte por që kërkojmë rezultate të reja....

    Përgjigju
  • tirona: 17/03/2023 13:15

    Jurist si e gjithë POLICIA .... Pa shku 1 ditë në leksione e seminare..

    Përgjigju
  • Tutu: 17/03/2023 13:14

    Kjo qeveri eshte bere si qershite e pshurrura… pshurri sot e haji mot… eshte bere sic thote krietari Kazan… po kazan me mut sa qe vetem e trazojne dhe nuk ja ngrene kapakun fare te shohin seç behet jashte.. kane frike se u del era e kakes…se eshte gjelle qe e gatuajne per kete popull BUDALLA…

    Përgjigju
  • Shqiptari: 17/03/2023 13:08

    Pershendetje! Nuk arrij te kuptoj dicka? Si eshte e mundur qe po te njehtat leva levizij sa me nje drejtori ne tjetren? A nuk ka djem e vaja te rinj qe mund ta bejne kete detyre? Ca leshin eshte ky vend? Ore mallkuar qofshin ata qe nuk mendojne njehere per kete vend!!

    Përgjigju
  • Coli: 17/03/2023 12:25

    O rame me kete ismalin na e zhyte keq neve te ps se ky eshte i sales po ty te lumte po strehon njerez te saliut dhe shpures se tij me pushtetin dhe votat e te majteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës