Dallëndyshe Bici: Ndaj shantazhit, fyerjeve dhe kërcënimit do të ndjek rrugën ligjore

Dallëndyshe Bici: Ndaj shantazhit, fyerjeve dhe kërcënimit do të ndjek rrugën ligjore

Drejtoresha e IKMT-së, Dallëndryshe Bici

TIRANË- Drejtoresha e IKMT-së, Dallëndryshe Bici ka deklaruar se do të padisë botuesin Ifran Hysenbelliu, pasi sipas saj, mediat në pronësi të tij kanë nisur një fushatë shpifjeje kundër saj si shenjë hakmarrjeje për shembjen e ‘Prestige Resort’.

“Mediat në pronësi të z.Irfan Hysenbelliu vazhdojnë përpjekjet e shfrenuara dhe të dëshpëruara për intimidim dhe hakmarrje. Sepse asgjë profesionale nuk ka, kur pas një “skupi” të tre viteve më parë, që mediat e z.Irfan e paraqesin si zbulim aktual, me një person të proceduar penalisht, që nuk ka qenë as inspektor i IKMT ndonjëherë, minimumi nuk kërkohet të shprehet edhe pala tjetër, unë dmth. Gjithsesi jam e gatshme të përballem në çdo institucion ligjor, për çdo akuzë. Unë njoh ligjin e shtetit, nuk i njoh “ligjet” e prapaskenave të medias dhe pronarëve të tyre. Dhe pikërisht për këtë, jam duke përgatitur kallëzim penal për shantazh, fyerje dhe kërcënim për shkak të detyrës. Kjo gjuhë thikash kundër shërbyesve të vendit dhe shtetit pa asnjë provë dhe fakt, duhet të qëndrojë pas dhëmbëve. Unë bëj vetëm detyrën dhe do të vazhdoj ta bëj me përkushtim pavarësisht dhunës së fjalëve, e shantazhit pa asnjë provë e fakt”, shkruan Bici.

Ky reagim i Bicit vjen pasi News24 ka publikuar disa video ku pretendojnë se punonjës të IKMT kanë marrë rryshfet në emër të saj.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cita: 21/12/2022 13:33

    ke shume te drejte te ankohesh, se te kane ngrene hakun... ti drejtoreshe IKMT jot moter drejtoreshe NE BASHKI jot moter drejtoreshe ne AKU kunata shefe ne BASHKI EDHE NE hAGE TE SHKOSH, PRAPE HAKU JOT NUK MERET DOT, KAQ SHUME JU KANE TORTURUAR !!! Popull edepsiz, merresh me drejtoresha si keto !!! ju lumt, keni ardhe nga shpellat e kuksit e na beni dengla !!!

    Përgjigju
  • adi: 21/12/2022 09:29

    Dyshja e ka siguru krevatin marinar te 313. heret a vone aty e ka vendin.

    Përgjigju
  • Bushi: 21/12/2022 08:55

    Irfani ndoshta eshtw qelbesir gjobaxhinj si gjith mediat besoj po kete pjes qe kemi paguar lek e kemi hequr vet kurriz kshu .os na bej gjunaqaren

    Përgjigju
  • Gani: 20/12/2022 20:04

    Irfani e meritonte tja prishnin por edhe ti moj zonje njelloj je ca me keq

    Përgjigju
  • Albana: 20/12/2022 17:23

    Ti e sinqerta shekullit, pse nuk prish ndertimet pa lejet te Astrit Veliaj ne nje objekt monument kultute sic eshte ish hotel internacional qe sot perdoret nga Astrit Veliaj si funeral-universitet, apo aty ke mbush xhepat dhe sesht ber publike. Fundi botes aty ku duhet te jen studentet me libra dalin kutit e arkivoleve, kush jan kto komisjone qe e kan akredituar funeralin ne universitet! Te keqen e vitrinave dhe kristalit si eshte katandis arsimi

    Përgjigju
    • Rebeka: 20/12/2022 20:19

      Ke shume te drejt dhe un jam komshie aty dhe po shofim tmerr me sy, studentat me libra neper duar futen ne funeral per te shku ne shkoll. Skandali shekullit i ministria se arsimit

  • Loi: 20/12/2022 16:59

    Ju jeni bere bande moj zonje. Ju pafte zoti atje ku ju dhemb me shume se shtetin e ka marre lumi e jo me ligjet qe njeh ti.

    Përgjigju
    • Kdo: 20/12/2022 21:17

      Po me loi po je drejt pikes i ke ra. Gjynaf ai i shkreti qe ju prish pishina ku ti skaloje dot nga bregu ne breg.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi