Dallëndyshe Bici në Report Tv: PD ashpërson klimën politike se ka frikë nga humbja! Sulmi i zyrave të PS në Berat, të dënueshme

Dallëndyshe Bici e cilësoi ashpërsimin e klimës politike në kohë fushate elektoral me deklarata apo edhe përplasjet e dhunshme  duke thënë se kjo vjen si pasojë e frikës së PD pasi e di që është e humbur përballë PS-së.  Në një intervistë për 'Sot Live në Shqipëri' Bici, foli edhe për sulmin që i ishte bërë zyrave të PS-së në Berat duke thënë se këto janë akte të patolerueshme dhe nuk duhet të jenë prezentë në asnjë rast, aq më pak gjatë fushatës elektorale.

"Për shkak të funksionit që kam ushtruar në krye të IKMT-së  unë kamë qenë gjithmonë në qendër të akuzave dhe jam mësuar me ashpërsinë e politikës apo deklaratave akuzuese. Unë e shoh pak të ashpër klimën politike por kjo ndodh pasi kundërshtari përball nuk ka shanse përballë nesh dhe kjo sjell ashpërsimin e gjuhës dhe reagimit të tyre. Sulmi i bërë në  zyrat e PS në Berat nuk është normale në asnjë lloj situate dhe sidomos në fushatë elektorale. I dënoj këto akte dhe janë të papranueshme", tha Bici.

E renditur e 22-ta në listën e qarkut të Tiranë, Bici tha se mbulon qarkun e Paskuqanit dhe për të kjo është një tjetër betejë. Në lidhje me mitingjet e PD, Bici tha se kjo është krejt e kundërta se çfarë kërkon të përcjellë PS, një fustë në respektim të rregullave të pandemisë dhe mbrojtjes së jetës së qytetarit.

"Mitingjet e PD me njerëz nuk penalizon PS , por i jep vlerë fushatës së saj. Ne duhet të respektoj situatën në të cilën ndodhemi, jemi në pandemi dhe duhet të respektojmë rregullat e vendosura. Unë mbuloj zonën e Paskuqani, dhe nuk është hera e parë që bëj punë të vështira. Jam mësuar me betejat dhe kjo është një tjetër betejë për mua", tha Bici.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja