Dallimi mes propozimit të PD për Interpelancë të Kryeministrit në lidhje me ngjarjen e Kosovës dhe të Rezolutës të propozuar nga të tjerët!

Dallimi mes propozimit të PD për Interpelancë të Kryeministrit në lidhje me ngjarjen e Kosovës dhe të Rezolutës të propozuar nga të tjerët!

Kuvendi

Propozimit i Bashës në lidhje me Kosovën për interpelancë të Kryeministrit Rama është shumë më e rëndësishme sesa Rezoluta që kanë kërkuar të tjerët! Po pse ka më shumë peshë kërkesa e Bashës sesa opsioni i Rezolutës? Gjithë iniciativat e viteve të Shqipërisë në nivel shtetëror ndaj Kosovës janë thuajse individuale e personale të Ramës që në lidhje me "Ballkanin e Hapur", takimet e konferencat e përbashkëta me Vuci, mos pajtueshmëria e Ramës deri në përplasje me Kurtn!

Anullimin e takimit biletaral të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë! Interpelanca e kërkuar nga PD do të ishte mjeti më i mire demokratik që do ta bënte Ramën të jepte llogari para Parlamentit! Dakordësia e "Grupimit të Bardhit" dhe të "Grupimit të Berishës" për të dal me rezolutë dhe jo interpelancë në fakt nuk i shërben kauzës së Kosovës, por i shërben Ramës që e shmang nga përgjegjësia për tu përballur me deputetët e sidomos me ata të Opozitës në lidhje me aksionet dhe deklaratat e tij! Rruga më e drejtë dhe demokratike do të ishte interpelanca e Ramës në Parlament në lidhje me qëndrimet dhe deklaratat e tij e pastaj mundësia e një rezolute! Sa forcë ka rezoluta parlamentare në këndvështrimin Opozitar? Ka zero forcë për sa kohë që Opozita nuk i ka numrat për të kaluar një rezolutë sipas optikës dhe hartimit të saj! Kjo do të bënte dhe do te bëj, që në fund nëse do të ketë një Rezolutë ajo do të jenë në versionin përfundimtar me konsensus me PS që do të thotë sipas versionit përfundimtar të miratuar nga kryeministri Rama duke qenë se ai kontrollon e komandon shumicën në Parlament! Interpretimi se Rezoluta do të bënte të kishte një qëndrim të unifikuar të Politikës së Tiranës për Kosovën është nul! Pse? Sepse, në fakt përtej ndasive politike, Parlament ka qenë e vazhdon të jetë i unifikuar përballë Kosovës! Ku ekziston ndarja e cila mbetet?

 Mes aksioneve e qëndrimeve të Ramës si Kryeministër e të Opozitës si faktor politik! A i bashkon Rezoluta këto qëndrime? Aspak! Sepse, Rezoluta nuk e franon dhe as nuk e ndalon protagonzmin e Ramës si Kryeministër në lidhje me nismat e Rajonit duke përfshirë këtu edhe qasjen ndaj Serbisë apo ndaj Qeverisë së Kosovës! Prandaj, Rezoluta mbetet vetëm simbolike dhe nuk prodhon asgjë në aksione politike për sa kohë Kryeministër do të jetë Rama e për sa kohë këtë të fundit nuk e ndalon dot ose nuk e frenon në aksionet e tij politike në Politikën e Jashtme të Shqipërisë!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj