DAMASK, 27 dhjetor /ATSH-AFP/ - Regjimi sirian është gati të takohet me opozitën në Moskë për t'u përpjekur të gjejë një zgjidhje për luftën që po shkatërron vendin prej katër vitesh, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme siriane.
"Siria është gati të marrë pjesë në një takim paraprak dhe konsultues në Moskë për t'iu përgjigjur aspiratave të sirianëve që janë ato për gjetjen e një zjgidhjeje për këtë krizë", njoftoi një burim brenda ministrisë në një komunikatë të cituar nga agjencia zyrtare siriane, SANA.
Ky burim theksoi se "ky vendim ishte marrë pas disa bisedimesh të zhvilluara mes Sirisë dhe Rusisë mbi zhvillimin e një takimi të tillë".
"Opozitarët sirianë, përfshirë edhe disa që tolerohen nga regjimi i presidentit Bachar al Assad, do të mblidhen në Kajro nga mesi i janarit që të bien dakort mbi një vizion të përbashkët për përfundimin e luftës", sipas disa burimesh nga opozita./
/G.S/ a.jor.











