Banka Botërore dhe Ministria shqiptare e Energjisë dhe Industrisë ndajnë mendime të ndryshme sa i përket dhënies së koncesioneve në sektorë strategjikë kompanive, aksionerët e të cilëve janë regjistruar në parajsat fiskale. Jo më larg se dje, ka patur një përplasje në distancë midis dikasterit dhe përfaqësuesve të zyrës së BB në Tiranë lidhur me qendrimet ndaj kësaj çështjeje.
Ministria
“Në bazë të legjislacionit në fuqi, MEI nuk ka anjë të drejtë ligjore, që të vendosë kushte që kufizojnë vendndodhjen e aksionarëve të këtyre shoqërive apo të drejtën e disponimit lirshëm të aksioneve. Është fakt i ditur që pjesa më e madhe e kontratave hidrokarbure në Shqipëri por edhe jashtë saj janë nënshkruar me shoqëri, aksionerët e të cilave janë të regjistruar në vendet e njohura si ‘off shore’”.
Ka qenë ky qendrimi i ministrisë së Energjisë, si reagim ndaj lajmeve se qeveria sapo i ka dhënë një koncesion për kërkim e shfrytëzim të hidrokarbureve në pjesën verilindore të vendit, një subjekti që ka ndryshuar shume herë pronarët për një kohë të shkurtër. Dhe ndër të cilët ka të regjistruar në Ishujt Virxhin britanikë.
Në njoftimin e ministrisë vihet gjithashtu në dukje se Blloku 8 është i pozicionuar në pjesën e veriut të Shqipërisë, zonë për të cilën nuk ka patur asnjëherë më parë interes kërkimi nga kompani të tjera vendase apo të huaja për shkak edhe të mungesës së studimeve sizmike dhe rriskut të lartë të kërkimit. Dhe zbatimi i kësaj marrëveshjeje nuk shoqërohet me shpenzime financiare për Buxhetin e Shtetit.
Banka Botërore
Ndërkohë, po dje, gjatë prezantimit të raportit të Bankës Botërore mbi zhvillimet e ekonomivë në Evropën Juglindore, përfaqësuesja e BB në Tiranë, Tahseen Sayed, theksoi domosdoshmërinë për marrjen e masave ligjore për kompanitë koncesionare të regjistruara në parajsat fiskale. Sipas Sayed, Banka Botërore nuk është kundër procedurave të tilla, por ato duhet të jenë të studiuara mirë për risqet fiskale.
Qeveria duhet të bëjë kujdes në dhënien e koncesioneve, duke analizuar risqet që ato sjellin për financat publike. "Si pikë fillimi, qeveritë duhet të vihen në lëvizje për të adresuar dhe kërkuar zgjidhjet e duhura ligjore për të reduktuar praninë e këtyre shoqërive. Është e rëndësishme të bëhet kujdes në dhënien e kontratave të partneritetit publik - privat veçanërisht në sektorë kyç, si infrastuktura. Është i rëndësishëm aspekti cilësor i tyre, si dhe aspekti fiskal, në mënyrë që të jenë të frytshme në vite", tha Sayed.
Banka Botërore deklaroi se nuk mund të japë këshilla për momentin lidhur me mënyrën se si duhet trajtuar “Panama Papers”, por, gjithsesi, njoftoi se në takimin e radhës në Uashington do të flitet edhe për këtë. Tahseen Sayed u shpreh se, për momentin, për Shqipërinë po monitorohet mënyra se si po e trajtojnë autoritetet këtë çështje. “Çështja këtu është se çfarë tregojnë rrjedhjet e dokumenteve dhe do duhet të shihet në qoftë se ka llogari, të cilat lidhen me kompani, individë dhe organizata të caktuara.
Si pikë nisëse, është qeveria ajo, që duhet të trajtojë dhe vlerësojë çështjet ligjore dhe ato për sektorin bankar, sa i përket shkurtimit ose uljes së krijimit të llogarive të tjera offshore që, siç e shohim, ka ndodhur mjaft shpesh në të gjithë botën”.
Rreziqet
Banka Botërore ka evidentuar pesë rreziqe që kanosin procesin e rimëkëmbjes të ekonomisë shqiptare. Nga faktorët e jashtëm, renditen tre si më kryesorë: luhatshmëria e tregjeve financiare, rritja më e ulët në tregjet eksportuese dhe lëvizjet e çmimeve të lëndëve të para në bursa. Ndërsa si arsye të brendshme shihen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe shpejtësia e reformave strukturore dhe fiskale.
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com