Nëpërmjet dy kompanive të tij “Crown Acquisitions” dhe “Alpha Shpk” të themeluara në Shqipëri, biznesmeni Damir Fazlliç, jo vetëm që ka mashtruar dy banka të nivelit të dytë, duke u marrë atyre një shumë prej 5 milion euro, por “viktimë” e këtij mekanizmi ka rënë dhe vetë shteti shqiptar, nga i cili Fazlliç ka përfituar 2 milion euro.
Një shifër e tillë ka dalë nga një raport i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila ka evidentuar se biznesmeni serbo-boshnjak, që njihet dhe si mik i ish-kryeministrit Sali Berisha, kryeopozitarit Lulzim Basha dhe kreut të PR Fatmir Mediu, ka përfituar nëpërmjet rimbulsimit të TVSH, shumën prej 2 milion euro.
Fazlliç njihet për veprimet e tij mashtruese, kryesisht në sistemin banker me kreditë por edhe në mashtrime me taksat. Sipas raportit që tashmë ka mbëritur në njësinë hetimore Task-Forcë, Fazlliç nëpërmjet dy kompanive të sipërcituara, ka paraqitur në tatime fatura fiktive shitje, ku më pas nëpërmjet tyre ka kërkuar rimbulsim nga buxheti i shtetit, rimbulsim i cili është dhënë në kohë rekord.
Veç biznesmenit Damir Fazlliç, prokuroria po heton dhe veprimet e ortakut të tij në këto dy kompani, Lazareviç, dhe disa ish-zyrtarë të Drejtorisë së Tatimeve, që kanë firmosur raportet financiare me miliona lek për llogari të kompanive të Damir Fazlliç. I gjithë aktiviteti kriminal i Fazlliç është shtrirë nga viti 2005 deri në vitin 2011, ku gjatë kësaj periudhe ai ka përfituar disa herë rimbulsime. Momentalisht prokuroria e Tirançs ka nisur hetimet, por çshtç ende herçt pçr tç folur lidhur me konkluzjonet e kçtij hetimi.
Sekuestroja e tatimeve
Megjithëse Damir Fazlliç gjatë qeverisjes “Berisha” arrinte të merrte rimbulsime me TVSH, për kompanitë e tij “Crown Acquisitions” dhe “Alpha Shpk”, pas ardhjes në pushtet të socialistëve, nga kontrolli ka rezultuar se këto kompani s’kanë paguar detyrimet tatimore.
Sipas shkresës Nr.3363/2 Prot, lëshuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë më 21 janar të vitit 2015 dhe e firmosur nga ish-drejtori Androkli Kokthi, është kërkuar “vendosja e Barrës së Sigurisë mbi titujt e pronësisë, me qëllim, moslejimin e tjetërsimit të titujve të pronësisë, përfshirë edhe shitblerjen e aksioneve, deri në shlyerjen e detyrimeve tatimore, nga ana e tatimpaguesit debitor” për Croçn Acquisition.
Sipas kërkesës nga Drejtoria e Mbledhjes së Borxhit drejtuar Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, kompania nuk ka paguar më se 9 milionë lekë të vjetra sigurime shoqërore dhe afro 1.8 milionë lekë tatim mbi të ardhurat personale të punonjësve.
Për këtë shkelje evazive, gjoba e parashikuar nga ligji shkon në 1 milion lekë, si dhe interesat janë 120 mijë lekë. Në total, detyrimi i Fazlliçit ndaj shtetit në këtë rast arrin në më se 12 milionë lekë. Sipas Tatimeve, këtij tatimpaguesi i është dërguar njoftimi paralajmërues lidhur me sanksionet e mundshme po të mos paguante detyrimet, por ai nuk ka reaguar.
Njohje dhe me Mediun
Serbo-boshnjaku, miku i familjeve Berisha e Basha
Biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç njihet për lidhje të ngushta dhe familjare me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe gruan e këtij të fundit.
Për fondacionin e Lirie Berishës, Fazlliç ka qenë disa herë sponsor, ndërkohë që biznesmeni ka pasur shoqëri direkte me vajzën dhe djalin e kryeministrit, duke përfshirë dhe dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi, të cilit i bleu sipërfaqen e tokës në fshatin Rinia në Durrës.
Veç kësaj, Fazlliç ka njohje e shoqëri të ngushtë me kryeopozitarin Lulzim Basha, të cilin dyshohet se ka mbështetur financiarisht në fushatën elektorale në Elbasan. Njohje të ngushtë Fazlliç ka dhe me Fatmir Mediun.

Faksimile e vendimit të sekuestros se Drejtorisë së Tatimeve Tiranë
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Tatimet padisin për mashtrim mikun e Berishës