Dancing with the stars,
shoqet në ring, fiton Tahiri

Dancing with the stars,<br />shoqet në ring, fiton Tahiri
Emocionues vendimi i radhës për largimin e një prej personazheve VIP nga Dancing Albania. Sfida e mbrëmjes së enjtes vuri përballë dy bukuroshe dhe mikesha te ngushta, duke e bërë eliminimin me te vështirë dhe prekës. Afërdita Dreshaj, u largua nga gara me e madhe e kërcimit ne ekranet shqiptare, për te lënë ne spektakël këngëtaren Adelina Tahiri. Me herët gjate mbrëmjes 7 yjet e mbetur ne gare, performuan në disiplina të ndryshme nga klasiku vals e deri tek sensualja rumba, ku personazhet si çdo te enjte u veshën me elegance nga Ardi Asllani. Produksioni i “Tring Dixhital” e “Vizion Plus”, nisi me një homazh kushtuar mjeshtrit te koreografisë, Agron Aliaj, i cili u nda nga jeta paraditen e te enjtes. E ftuar speciale ishte edhe këngëtarja Besa me një nga hitet e saj me te reja, por e veçanta e mbrëmjes mes surprizave ishte musikali qe stafi i balerinëve profesioniste, personazheve VIP, Anjeza Shahinit, Albi Xhepes dhe orkestrimit te veçante te Alfred Kaçinarit, prezantuan nen ritmet e këngëve me te bukura te legjendareve Queen.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën