Dani Alves në burg, bashkëshortja harron mbrojtësin! Filmohet duke u puthur me modelen

Dani Alves në burg, bashkëshortja harron mbrojtësin! Filmohet duke u puthur me modelen

Dani Alves dhe bashkëshortja

Joana Sanz, bashkëshortja e futbollistit Dani Alves ka ndarë puthjen e saj me modelen Sandra Tabares në kanalet e komunikimit. "Gëzuar ditëlindjen Sandra Tabares. Unë të dua. Faleminderit që më largove nga toka dhe më mbushe sërish me vitalitet", shkruan Joana Sanz në mesazh.

Sanz ka njoftuar tashmë ndarjen e saj me Dani Alves, i cili është i burgosur pa kusht në burgun Brians 2 në Barcelonë i akuzuar që nga 20 janari për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate më 30 dhjetor 2022.

Edhe pse divorci ende nuk është konfirmuar në gjykatë, modelja ia ka bërë të qartë ish-mbrojtësit se nuk dëshiron të jetë më krah tij, kjo pas pamjeve dhe provave që rëndojnë akuzat kundër Dani Alves sa i takon përdhunimit të vajzës së re në Barcelonë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar