Liria kushton 1 milionë euro, Dani Alves lë qelinë pasi përdhunoi një 23-vjeçare

Liria kushton 1 milionë euro, Dani Alves lë qelinë pasi përdhunoi një 23-vjeçare

Dani Alves

Daniel Alves, ish-kapiteni i Brazilit dhe ish-lojtari i klubeve më të njohura në Evropë ka lënë qelitë e burgut në Barcelonë. Gjykata në Spanjë ka pranuar garancinë prej 1 milionë eurosh dhe 40-vjeçari do jetë i lirë me kusht.

Gjykata e Barcelonës dënoi Daniel Alvesin me 4.5 vite burg për përdhunimin e një 23-vjeçareje në një klub nate në Barcelonë, ngjarje kjo e ndodhur mes 30 dhe 31 dhjetorit të vitit 2022.

Prej 8 janarit të 2023 ai është në burg, teksa liria e tij është kontenstuar nga shumë persona publik, mes tyre edhe presidenti i Brazilit. Me një karrierë të gjatë, Alves sipas Marca ka në llogari afro 45 milionë euro pasuri dhe një shumë e tillë për të duket e papërfillshme.

Në Spanjë pritet t'i konfiskojnë pasaportat ish-mbrojtësit, teksa ai duhet të paraqitet tre herë në javë në Gjykatë dhe duhet të qëndrojë të paktën 1 kilometër larg nga vajza që pësoi dhunën seksuale.

Duket se Alves ia ka dalë që të blejë lirinë me miliona, ndërkohë që revolta për këtë lloj (pa)drejtësie ka qenë e madhe.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar