Dani Alves pas hekurave për përdhunim, bashkëshortja i kërkon divorcin

Dani Alves pas hekurave për përdhunim, bashkëshortja i kërkon divorcin

Dani Alves dhe Joana Sanz

Mbrojtësi i disa klubeve të njohura, Dani Alves për më shumë se 10 ditë është në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Barcelonë me akuzën për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një club nate.

Tanimë mediat në Brazil bëjnë me dije se bashkëshortja e tij, Joana Sanz ka vendosur t'i kërkojë divorcin. Në fillim modelja i doli krah Alves, teksa situata duket se ka ndryshuar, me Alves që është pas hekurave edhe pas provave të reja dhe pamjeve filmike.

Tanimë avokatët e Joana Sanz do i tregojnë Alves së bashkëshortja e tij ka vendosur t'i kërkojë divorcin. Kujtojmë se ende nuk ka një vendim final nga gjykata në Barcelonë, me provat që janë shtuar kundër futbollistit të Brazilit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda