Takimet në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, i nisi me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, anëtare e të cilit është edhe kryeprokurorja Arta Marku.
"Kënaqësi që jam sërish në Tiranë. U takova me anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Përsërita mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme. Implementimi i reformës në drejtësi po ecën përpara. kyç për rolin e ligjit në Shqipëri dhe për përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian", shkruan në rrjetin social Twitter, Danielson, teksa poston foto nga grupi i anëtarëve.

Lajmi kryesor:
Danielsson nuk sheh sinjale dialogu: Ja bëra të qartë opozitës se nuk po ndihmon integrimin (VIDEO)








