Danielsson nuk sheh sinjale dialogu: Ja bëra të qartë opozitës se nuk po ndihmon integrimin (VIDEO)

Takimet që pati në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, liderin e opozitës joparlamentare Lulzim Basha dhe aleatët e djathtë nuk i dhanë sinjale pozitive për dialog, drejtorit të përgjithshëm për politikat e zgjerimit në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson.

Ai tha se dialogu është përgjegjësi e të dyja palëve për të zgjidhur situatën aktuale politike në vend, e shumicës dhe opozitës. Por zyrtari i lartë i BE-së u shpreh se nuk pa asnjë shenjë që opozita të mund të dialogojë të kthehet në Kuvend pas vendimit për djegien e mandateve. Në të njëjtën linjë si të ndërkombëtarëve që janë shprehur edhe më herët, Danielsson tha se djegia e mandateve nga opozita, minon procesin e integrimit.

"Shpesh në të shkuarën ju kemi kërkuar partive ta bëjnë integrimin mision kombëtar. Fatkeqësi që vendi të jetë në një kurth pasigurie politike", tha Danielsson.

Fakti që opozita është jashtë parlamentit, nuk e ndihmon fare procesin integrues të vendit. "Këtë ja bëra të qartë opozitës", - tha zyrtari i BE-së në një konferencë për mediat pas takimeve që pati me liderët politikë. Danielsson tha se nxitja e dhunës në protesta është shqetësim i madh për BE-në.

Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropiane, tha se Shqipëria ka dhënë rezultate në proceset kyçe për integrimin, veçanërisht në reformën në drejtësi, me vettingun dhe krijimin e institucioneve të reja në drejtësi.

Ai bëri apel të vijojnë përpjekjet kundër krimit dhe korrupsionit.

"Është e nevojshme që të ketë progres të vazhdueshëm në veçanti për procesin e vettingut. Po e ndjekim procesin nga shumë afër", tha Danielsson

Christian Danielsson dhe ambasadroi i BE-së Luigi Soreca

Takimet në Shqipëri, Danielsson, i nisi me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, anëtare e të cilit është edhe kryeprokurorja Arta Marku.

Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian vjen në Shqipëri në një kohë kur situata politike nuk është aspak e qetë, me opozitën e larguar nga Kuvendi dhe me valën e protestave kundër qeverisë. Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë për dialog kryedemokratit Basha, thirrje që u refuzua nga ky i fundit.

Nga ana e tij , kreu i qeverisë shqiptare është shprehur i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, një kërkesë kjo e opozitës së bashkuar që e akuzon qeverinë të dalë nga vota e krimit. Një delegacion i lartë i Parlamentit Evropian ditë më parë në Tiranë, tha se zgjedhjet ishin korrekte të mbajtura nën vëzhgimin e OSBE/ODIHR, dhe si të tilla, qeveria është legjitime.

Thirrjet e ndërkombëtarëve kanë qenë që opozita të kthehej në Kuvend, në respekt të votës që qytetarët i besuan në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ndërsa njëzëri kanë dënuar dhunën e përdorur në protestat e organizuara nga opozita, PD, aleatët e djathtë, dhe LSI

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:39
Porositë e zyrtarit të BE-së për politikën shqiptare, Soreca: S'duhet të bien në vesh të shurdhët

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca në përfundim të takimeve të Christian Danielsson në Shqipëri me aktorët politikë kërkon që apeli i tij të mos bjerë në vesh të shurdhët, por të dëgjohet për zgjidhjen e konfliktit.  "Shpresoj për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, që ftesa jonë për të rivendosur një mjedis politik më konstruktiv, të mos mbetet në vesh të shurdhët. Ky është një mision i përbashkët kombëtar" janë fjalët e Sorecas që cition drejtorin e përgjithshëm për politikat e zgjerimit në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson.

Ora 13:21
Danielsson: Nxitja e dhunës në protesta e papranueshme për BE-në

Edhe takimin që mbajti me opozitën shqiptare, zyrtari i lartë i BE-së Christian Danielsson e shfaqi në rrjetin social, duke postuar foto nga takimi mbajtur pa praninë e mediave. Ashtu siç u shpreh më tej edhe në konferencën për mediat, drejtori për politikat e Zgjerimit në BE, tha se vendi i opozitës është në Parlament dhe se nxitja e veprimeve të dhunshme në protestë është e papranueshme për Bashkimin Evropian.

"Takimi konstruktiv me përfaqësuesit e partive të opozitës për situatën aktuale politike. Shqipëria përballet me sfida, por mënyra e vetme demokratike për zgjidhjen e çështjeve mbetet të angazhohet në Parlament. Nxitja e veprimeve të dhunshme në protestë është absolutisht e papranueshme", shkruan Danielsson.

Ora 12:20
Danielsson: Nuk pashë shenja se do ketë dialog për zgjidhjen e krizës politike

Në takimet e veçanta që pati me kryeministrin Edi Rama dhe më tej me liderin e opozitës joparlamentare Lulzim Basha, drejtori i zgjerimit në BE, Christian Danielsson tha se nuk pa ndonjë shenjë që mes palëve politike të shkohet drejt zgjidhjes së krizës politike, përmes dialogut.

"Bojkotimi i parlamenti nuk është në përputhje me demokracinë. Nuk dëgjova ndonjë lëvizje që mund t'i çojë ata drejt dialogut", kështu u përgjigj Danielsson teksa u pyet nga gazetarët nëse sheh ndonjë sinjal pozitiv se opozita do të shkojë në Parlament.

Ora 12:14
Danielsson: Opozita po minon integrimin, Qeveria dha rezultate në reformën në drejtësi

Vendi i opozitës është në Parlament. Me këtë qëndrim drejtori i politikave për zgjerimin në BE, Christian Danielsson, mbajti të njëjtën linjë si të ndërkombëtarëve që janë shprehur edhe më herët, se djegia e mandateve nga opozita, minon procesin e integrimit.

"Shpesh në të shkuarën ju kemi kërkuar partive ta bëjnë integrimin mision kombëtar. Fatkeqësi që vendi të jetë në një kurth pasigurie politike", tha ai.

Në një konferencë për mediat pas takimeve të veçanta me kryeministrin Rama, liderin e opozitës Basha dhe aleatët, Danielsson tha se nxitja e dhunës në protesta është shqetësim i madh për BE-në.

"Kjo situatë aktuale politike në Shqipëri, nuk ndihmon fare për procesin integrues. Ja bëmë të qartë edhe opozitës, se fakti që nuk është në parlament nuk ndikon pozitivisht progresin e bërë", tha zyrtari i lartë i BE-së.

Ai tha se Shqipëria ka dhënë rezultate në proceset kyçe për integrimin, veçanërisht në reformën në drejtësi, me vettingun dhe krijimin e institucioneve të reja në drejtësi, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

"Kam patur mundësinë që të takohesha më kryeministrin dhe liderët e opozitës. Qershori është vetëm pak muaj lar. Shpesh në të shkuarën i kemi kërkuar forcave politike në vend që reformat t'i bëjnë mision kombëtar për të gjithë vendi. Në takimet e sotme kam qenë shumë i qartë. Për opozitë kam theksuar rëndësinë dhe që vendimi i tyre për të djegur mandatet minon rrugën drejt BE-SË. Parlamenti është shtylla e shtetit dhe aty duhen diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme. Ky bojkot është kundërporoduktiv, E drejta për të protestuar është një e drejtë legjitime. Por e  rëndësishme është që këto protesta të mos nxisin dhunë. nxitja e dhunës është një shqetësimi madh për ne. Vettingu vazhdon që të jetë një përpjekje e rëndësishme,, krijimi i autoriteteve ligjore ka qenë një hap tjetër kyç. Kam takuar anëtarët e gjyqësorit që sapo është krijuar.. Ky organ është një gur kilometrik për realizmin e reformave. Një gjë tjetër e rëndësishme ka qenë historiku i Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përpjekjet duhet të vazhdojnë për të gjithë elementët që u përmendën në qershorin e kaluar. përpjekje të tjerë janë të rëndësishme lidhur me të drejta themelore, si të drejta e pakicave dhe pronësisë dhe kufizimi i kërkesave për azil", u shpreh Danielsson.

Ai bëri apel të vijojnë përpjekjet kundër krimit dhe korrupsionit.

"Është e nevojshme që të ketë progres të vazhdueshëm në veçanti për procesin e vettingut. Po e ndjekim procesin nga shumë afër", tha Danielsson.

Ora 11:10
Integrimi, Danielsson takon Ramën: Vijoni reformat, të jeni bindës përballë vendimit të qeshorit

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit, Christian Danielsson tha se pati një bisedë të hapur me kryeministrin Edi Rama teksa e takoi shefin e mazhorancës në zyrën e tij. Puna e Shqipërisë me reformat duhet të vijojë, veçanërisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të qenë sa më bindëse përballë shteteve anëtare të BE-së në vendimin e muajit qershor, për t'i hapur ose jo negociatat Shqipërisë për anëtarësimin në familjen evropiane.

"Bisedë shumë e hapur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, mbi situatën aktuale politike dhe reformat, Shqipëria duhet të vazhdojë reformat në të gjitha fushat, në veçanti, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të për të bërë një paraqitje bindëse në qershor, kur shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian do të shqyrtojnë progresin e Shqipërisë", shkruan Danielsson në rrjetin social Twitter, teksa ka postuar foto nga takimi me kryeministrin Rama dhe disa prej ministrave.

Ora 10:14
Danielson takon anëtarët e KED: Reforma në drejtësi po ecën përpara, BE mbështet punën tuaj

Takimet në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, i nisi me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, anëtare e të cilit është edhe kryeprokurorja Arta Marku.

"Kënaqësi që jam sërish në Tiranë. U takova me anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Përsërita mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme. Implementimi i reformës në drejtësi  po ecën përpara. kyç për rolin e ligjit në Shqipëri dhe për përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian", shkruan në rrjetin social Twitter, Danielson, teksa poston foto nga grupi i anëtarëve.

1551949767_christian.jpg

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 08/03/2019 00:06

    Kta te Europe’s jan ma legena se politikant ton mezi presin te ndodhe diqa ne shqipri dhe hidhen e thon ooo Si keni mbush rregullat per integrim , Po pse mor legena per 57 deputet a sa

    Përgjigju
  • Altintop: 07/03/2019 18:59

    Ore nuk po kuptoj pse vijne dhe takohen me Bashe & Co. Filloni me SPAK-un dhe cdo gje zgjidhet...!!!

    Përgjigju
  • blerta: 07/03/2019 16:44

    SALIU VETEM PUTININ DHE UDB NDIGJON...

    Përgjigju
  • Konjak: 07/03/2019 14:08

    Nese zoti Danielson eshte i vertet per keto qe thot ,populli e falnderon me kenaqesi .Thot se eshte i vendosur te futemi ne BE se afermi ,i kemi plotesuar kushtet ;pamvaresisht nga perplasiet me opoziten .A thua te jete i vertet?SHyqyr zotit qe ne fund e gjetem celesin ,e do hapem deren e BE ~se .Nuk eshte puna se s'ju njofim !por do ti pranojme me respekt, kritikat e do ta mbajme qiririn ndezar, sa te vini ju e te na firosni kartrat ,se helbete njerez jemi e mund te nderoni mendie ,-nga pastertia politike- ,sic keni kerkuar .Lusim zotin ,qe dita qe do vini te jet e paster ,pa ndonje re ,se na moret ne qafe ,e kush pret nja 30 vjet te tjera .Zoti na ndihmoft .

    Përgjigju
  • Bimbashi: 07/03/2019 13:34

    Ore po sa urrejtje krijoni vetem kur flisni ne opozite jo me te meerni pushtet ju qelbsira

    Përgjigju
  • Petrua: 07/03/2019 13:04

    Basha llap-llap se nuk ta ve veshin asnje,populli jo e jo po as te huajt,je nje derdimen me nivel inteligjence ZERO.

    Përgjigju
  • Ariu: 07/03/2019 12:53

    @ Eliot Ti qenke kokrra e malokut te trash qe shalngjituri i leshon si ushtar te devote dhe u ben shplarje truni me marrzite e Berishoviçit. Shko informohu e meso pak me shume se do te te duhet per vete se Shalngjituri do te hudhi si lecke kur nuk i duhesh mo.

    Përgjigju
  • Hajdar gjini: 06/03/2019 17:31

    OPOZITA e ka HUMB besimin e POPULLIT...Të zëvendësohen me PARLAMENTARËT në LISTËN e KQZ-s KRIMINELËT tu jepen DREJTËSISË

    Përgjigju
    • eliot: 07/03/2019 09:31

      Po mo Zotri po... Te mbajme ne pushtet akoma keta felliqesira qe po na pine gjakun,ke te drejte se nga ju komunista gjakpiresa po degjeneron ky vend, Po si ka mundesi qe dhe tani pa mandat nuk tremben keta te OPOZITES dhe ju ata me mandat flasin kapardisur.. Le ti arrestojne po jane kaq mekatare,pse nuk e bejne...

  • Bythe-Pambuku Lulezim: 06/03/2019 11:34

    Aman, vetem Bashen ske pse e takon. Mos e humb kohen me nje kalama te papjekur, te perkedhelur dhe bythe pambuk.

    Përgjigju
    • Luka: 06/03/2019 16:36

      Sikur te ishte vetem keshtu si thua ti, gjysma e se keqes...Basha eshte edhe njeçik kriminel (ka vrare 4) dhe njeçik hajdut (rruga e kombit,per te mos permendur parate e skemave piramidale) dhe pak tradhtar (shitja e detit)..

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja