Danielsson në Tiranë:Negociatat
dhe integrimi varen nga Vettingu

Danielsson në Tiranë:Negociatat<br />dhe integrimi varen nga Vettingu
TIRANE - Në dhjetor do të nisë një fazë e re për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu u shpreh ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, gjatë një konference të përbashkët me drejtorin për zgjerim në KE, Christian Danielsson.

"Ne duhet ta mirëkuptojmë procesin dhe të presim vendet anëtare për vendimmarrjen e tyre në dhjetor, për mënyrën si do të gjykojnë ato mbi rekomandimin pozitiv të Komisionit. Por, e rëndësishme, në këtë proces të gjatë e kompleks, nuk është data në vetvete, por presioni që ne të gjithë mund të bëjmë për të nisur sa më parë procesi i Vettingut. Kjo do të jetë dhe data kur Shqipërisë do i jepet mundësia për të vazhduar me bisedimet për anëtarësim."- deklaroi ministrja Gjosha.

Nga ana tjetër, zyrtari i BE-së u shpreh se rruga e Shqipërisë drejt BE-së do të varet nga Reforma në Drejtësi dhe specifikisht zbatimi i ligjit të Vettingut. Danielsson u shpreh se tashmë i takon vetëm Shqipërisë që të vendosë për të ardhmen.

'Pikë kyçe është zbatimi i ligjit për Vettingun. KE e bëri të qartë se cilat janë pritshmëritë nga Shqipëria. Dëshirojmë të shikojmë vazhdimësi të punës për zbatimin e reformave. Do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet e Shqipërisë për reformat. Besoj që e mbani mend që rekomandimi pozitivi i Komisionit Evropian e ka bërë në mënyrë të qartë se kjo do të jetë në varësi të zbatimit të besueshëm të reformës në drejtësi dhe në veçanti të zbatimit të Vettingut. "- u shpreh Danielsson.

Ndërkaq, ministrja Gjosha i bëri apel politikës që të ndërgjegjëson dhe të rriten përgjegjësit për këtë proces kaq e të rëndësishëm që varet vetëm nga aktorët politikë shqiptare. 

(er.nu/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh