DANIMARKË - Një restorant ne Kopenhagen të Danimarkës, shërben një menu, vetëm ushqime të mbetura. 

Restoranti i quajtur Rub and Stub, gatuan duke përdorur ushqimet e ndryshme të cilat supermarketet dhe fshatarët zakonisht i hedhin në plehra.

Ushqimet e mbetura përfshijnë domate pjesërisht jeshile, apo banane të nxirra që asnjë nuk i blen. Në këtë mënyrë, ushqimet e ndryshme nuk shkojnë asnjëherë dëm.

Menuja e restorantit është çdo ditë e ndryshme, në varësi të ushqimeve të mbetura që janë mbledhur atë ditë.

Tore Heerup, një punonjës i restorantit, tha se çdo ditë u duhet të tregohen kreativ dhe të mendojnë mënyra të ndryshme për të gatuar me ushqimet që kanë në dispozicion.

Restoranti ka 100 vullnetarë të cilët ndihmojnë me punë të ndryshme duke nisur nga kuzhina, bari dhe shërbimet e tjera. Të vetmit të punësuar janë shëfi i kuzhinës dhe menaxheri.

Rub and Stub u hap këtë verë dhe është kthyer shumë shpejt në një nga restorantet më të njohur në kryeqytet.
 
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)