Danimarkë-Shqipëri për Euro 2016
FSHF jep informacion për biletat

Danimarkë-Shqipëri për Euro 2016<br />FSHF jep informacion për biletat
Federata Shqiptare e Futbollit, njofton te gjithe tifozet dhe te interesuarit se per ndeshjen Danimarke - Shqiperi, e cila do te zhvillohet ne Stadiumin “Telia Parken”, Copenhagen, ne daten 04 Shtator, ora 20:45 biletat do te jene te disponueshme prane FSHF-se brenda dates 03 Korrik 2015.
Sektoret e mundshem do te jete sektoret D1 dhe D2 dhe cmimi per kete kategori/sektor do te jete 34 euro.
 
Biletat e paguara prane FSHF-se mund te dergohen edhe ne adresat sipas kerkesave te bleresve me korrierin DHL sipas listes se cmimeve te mëposhtme.
 
Menyra e vetme e blerjes se biletave per kete ndeshje do te jete blerja prane FSHF-se ne zyrat qendrore ose online ne faqen tone zyrtare www.fshf.org  ne seksionin “Shop” duke filluar nga data 03 Korrik 2015.
 
FSHF njofton gjithashtu se duke pare kerkesen e madhe te biletave per kete ndeshje nga te gjitha trevat ne Shqiperi dhe jashte saj, ne menyre qe te mundesojme pajisjen e te gjithe tifozeve qe duan te shoqerojne kombetaren tone ne kete sfide, ju informojme se sasia maksimale e biletave per kete ndeshje eshte dy bileta per person.
Kusht i patjetersueshem i blerjes eshte dhenia e informacioneve ne vijim per mbajtesin e cdo bilete: emer, mbiemer, datelindje, vendlindje, vendbanim dhe nje kopje e kartes se identitetit.
Lista finale me informacionet permbledhese te te gjithe tifozave shqiptare do t’i komunikohet Federates dhe autoriteteve te sigurise Daneze ku sipas udhezimeve qe kemi, asnje person qe nuk ka emrin ne liste nuk do te lejohet te hyje ne stadium.
 
Per cdo informacion te metejshem, lutemi t’i referoheni faqes sone zyrtare ne internet: www.fshf.org ose na shkruani ne adresen:  [email protected]
fshf

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën